Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë nesër Tiranën.
Ajo gjithashtu do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.
Në kuadër të vizitës së saj ku do të takohet dhe me liderët e Ballkanit, Merkel do të nisë turin e kësaj vizite në orën 10:20.
Zyra e shtypit pranë kryeministrisë ndërkohë ka zbuluar dhe axhendën e kësaj vizite, që nga pritja në Pallatin e Brigadave e deri te konferenca e përbashkët mes Ramës dhe Merkel.
Kancelarja ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’. Mësohet se ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator. Kjo është hera e dytë që Merkel vjen në Tiranë.
Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel
10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube
10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
Plane dhe Foto me link ëetransfere
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
Plane dhe Foto me link ëetransfere
11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park. Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube