• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vaksinim i fëmijëve? Mjeku Alimehmeti: Duhet të mblidhen të dhënat për kalimin e infeksionit natyror për të…

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Vatër e rrezikshme infeksioni” Mjeku i njohur ngre alarmin për këtë vend: Duhet izoluar menjëherë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa opinioni publik është i ndarë për vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshentve, mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se fëmijët dhe adoleshentët kanë risk shumë të ulët pasojash nga COVID-19.

Kjo pasi një nga risqet e vërejtura nga infektimi i fëmijëve me virusin, është inflamacioni i muskulit të zemrës.





Në një shpjegim në facebook,duke iu referuar një studimi të Universitetit të Kalifornisë, mjeku thotë, se për vajzat 12-17 vjeçe fatmirësisht risku i miokardit nuk tejkalon riskun e pritshëm, ndërsa për meshkujt sipas tij është tjetër histori.

Postimi i plotë i mjekut:

“Çdo gjë në jetë ka risqe dhe ajo çka duhet të mësosh është si të lundrosh mes tyre.”
Cit.: Reid Hoffman

Fatmirësisht fëmijët dhe adoleshentët kanë risk shumë të ulët nga COVID-19 miqtë e mi!

Risku nuk është zero, por e dimë që është shumë i ulët.

Është krejt e logjikshme që vaksinimi i adoleshentëve DUHET të demonstrojë që ka risk akoma më të ulët se sa vetë sëmundja!

Një nga risqet e vërejtura qartë ishte miokarditi (inflamacioni i muskulit të zemrës).

Kjo vërejtje është e thjeshtë pasi bie në sy qartë dhe ndodh brenda ditëve të para pas vaksinimit!

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, në një prepublikim të datës 8 shtator 2021, kanë studiuar në nivel kombëtar pikërisht:

riskun për shtrimin në spital nga miokarditi pas vaksinimit me Pfizer, dhe

riskun për shtrimin në spital nga vetë COVID-19.

Rezultati:

Për vajzat 12-17 vjeçe fatmirësisht risku i miokarditit nuk tejkalon riskun e pritshëm!

Por, te meshkujt është krejt histori tjetër! Në krahasim me shtrimin në spital nga vetë COVID-19:

3.7 – 6.1 fish më i lartë është risku pas vaksinimit të 12-15 vjeçarëve të shëndetshëm,

2.1 – 3.5 fish më i lartë është risku pas vaksinimit të 16-17 vjeçarëve të shëndetshëm.

Risku për shtrim në spital gjatë 120 ditëve pas infektimit nga COVID-19 është:

44.4 / milion te adoleshentët e shëndetshëm, dhe

210.5 / milion te adoleshentët me të paktën një sëmundje bashkëshoqëruese.

Risku për shtrim në spital pas vaksinimit me dy doza është:

162.2 / milion te 12-15 vjeçarët e shëndetshëm,

94.0 / milion te 16-17 vjeçarët e shëndetshëm.

Në Figurën e parë (Figura 7 në tekstin origjinal) tregohet qartë se:

Për adoleshentët e shëndetshëm, risku është më i madh se sa përfitimi, pavarësisht nga situata epidemiologjike!

Për adoleshentët me të paktën 1 sëmundje, risku balancohet nga përfitimi, në rastet e prevalencës së lartë dhe të moderuar të COVID-19, por jo në rastet me prevalencë të ulët!

Një kufizim i pranuar nga vetë autorët është se:

“…nuk ishim në gjendje të shtresëzonim risqet e shtrimit në spital për fëmijët që e kanë kaluar apo nuk e kanë kaluar sëmundjen.”, pra duke pranuar se ky është një element kyç i vlerësimit.

Përfundimet e autorëve:

Për djemtë pa sëmundje të tjera, shanset për evente kardiake ose shtrim në spital për evente kardiake pas dozës së dytë të vaksinës me mRNA janë në mënyrë të konsiderueshme më të larta se sa risku 120-ditor i shtrimit në spital nga COVID-19, edhe në periudhat me prevalencën më të lartë të sëmundjes.

Efektet afatgjata të këtij inflamacioni kardiak nga vaksina nuk janë ende të njohura plotësisht dhe duhet të vazhdojnë studimet e tij.

Në kuadrin e mandateve të vaksinimit pediatrik, SHBA mund:

të konsiderojë mbledhjen e të dhënave mbi kalimin e infeksionit natyror në këtë grupmoshë;

të ndjekë shembujt e Gjermanisë, Suedisë, Norvegjisë dhe të OBSH-së që kanë ndaluar rekomandimin përfundimtar të vaksinimit te fëmijët me risk të ulët ndaj COVID-19.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Pas

Çfarë ndodh 24 orë para një infarkti, këto janë simptomat e një sulmi në zemër

Para

Si në filma! Tornadoja ‘zhduk’ ishullin e vogël italian, humbin jetën dy persona

Para
Si në filma! Tornadoja ‘zhduk’ ishullin e vogël italian, humbin jetën dy persona

Si në filma! Tornadoja 'zhduk' ishullin e vogël italian, humbin jetën dy persona

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Recent News

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës

21:42 | 10/09/2025
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar