• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tirana si Milano! Të blesh shtëpi, bëhet më e vështirë. Çmimet u rritën me 30 përqind

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Tirana si Milano! Të blesh shtëpi, bëhet më e vështirë. Çmimet u rritën me 30 përqind
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të blesh një apartament në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e vështirë për një individ me të ardhura normale.

Këtë e konfirmojnë edhe vetë ekspertët e pasurive të paluajtshme, sipas të cilëve çmimet e apartamenteve janë rritur ndjeshëm në 5-vjeçarin e fundit, veçanërisht për ndërtimet e reja të pas vitit 2015 që tejkalojnë edhe 30% rritje.

“Me të ardhurat që marrin mesatarisht qytetarët shqiptarë sigurisht nuk mund të blejë çdo njeri. Ato që blejnë, blejnë sipas të ardhurave që kanë sepse edhe tregu imobiliar është i shpërndarë sipas çmimeve. Pas vitit 2015 kur filluan ndërtimet e reja pasi kishte 8 vite pa dhënë leje ndërtimi u vu re një rritje çmimi e konsiderueshme. Kjo rritje ka qenë graduale dhe në total deri më sot shkon deri në 30% rritje e çmimit të apartamente” , tha Lefter Sila, ekspert për pasuritë e paluajtshme.

Por, teksa çmimet e apartamenteve rriten vrullshëm, pagat nuk po ndjekin të njëjtin trend pasi sipas Instat që prej vitit 2014 paga mesatare është rritur me vetëm 5%.

Eksperti e ekonomisë Majlind Lazimi shpjegon se kjo tregon një funksionim jo normal të tregut pasi nuk ndjek një logjikë ekonomike. Faktor ndikues shton ai është paraja gri që investohet në segmente të caktuara të ndërtimit.

“Elementët që motivojnë këtë rritje të ndërtimit nuk janë bazuar në zhvillimin ekonomik, në rritjen e pagave e cila do ishte pjesa më normale. Fakti është që një qytetar me një pagë mesatare do të duhet të ketë ndoshta 2-3 dekada për të blerë shtëpi. Po të shikojmë sa prej këtyre investimeve janë financuar nga kredi bankare dhe sa kanë mundur qytetarët të marrin kredi që të jetë e mundshme të shlyhet në kohë, unë e shikoj të limituar. Nga ana tjetër një pjesë e investimeve në sektorin e ndërtimit nuk janë nga burime zyrtare të sistemit bankar, kemi të bëjmë edhe me burime financiare të parasë gri”, tha Majlind Lazimi, ekspert për ekonominë.

Megjithëse kredia e re për banesa është rritur sipas bankës qendore dhe në fund të korrikut arriti në 24 miliardë lekë, nga 21 miliardë lekë që ishte një vit më parë, sërish kjo për ekspertin Lazimi tregon një paqëndrueshmëri të rritjes së vrullshme të çmimeve të apartamente, trend që sipas tij mund të çojë së shpejti në një flluskë që do të dëmtonte ekonominë.

“ Detyrimisht ose do të duhet të kemi një stopim të rritjes së çmimeve ose nga ana tjetër të kishim një lloj kornizimi të hapësirave të reja sepse mund të kthehen në boomerang për ekonominë sepse është një flluskë që në 3-4 vitet e ardhshme mund të shpërthejë“, tha Majlind Lazimi, ekspert për ekonominë.

Çmimet e apartamenteve në kryeqytet arrijnë thuajse në të njëjtat nivele me vendet europiane. Referuar indeksit të pasurive të paluajtshme publikuar nga Numbeo, që mat koston e jetesës dhe raportin e çmimeve ndaj të ardhurave për pasurive të paluajtshme për Tiranën ky tregues përllogaritet në 16.2, njëjtë si Milano.

Marrë nga Top Channel

Pas

Tiranë/ Aksident te “Rruga e Kavajës”, automjeti përplas 50-vjeçarin

Para

Test/ Gjëja e parë që vëreni në këtë imazh zbulon një fakt të rëndësishëm për karakterin tuaj

Para
Test/ Gjëja e parë që vëreni në këtë imazh zbulon një fakt të rëndësishëm për karakterin tuaj

Test/ Gjëja e parë që vëreni në këtë imazh zbulon një fakt të rëndësishëm për karakterin tuaj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

nga Fast News
09:00 | 13/11/2025
0

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

nga Fast News
08:30 | 13/11/2025
0

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

nga Fast News
07:30 | 13/11/2025
0

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

nga Fast News
07:00 | 13/11/2025
0

Recent News

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

09:00 | 13/11/2025
6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

08:30 | 13/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar