• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Pamje të trishta” Emigrantët i shpëtuan policisë në Pogradec, emocionohet Blendi Fevziu

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Pamje të trishta” Emigrantët i shpëtuan policisë në Pogradec, emocionohet Blendi Fevziu
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pas komenteve që qarkulluan në rrjet në lidhje me pamjet e djeshme në Pogradec, ku 21 emigrantë të paligjshëm ishin ngjeshur brenda një kamioni dhe arritën ti shpëtojnë policisë, ka reaguar ashpër dhe moderatori Blendi Fevziu.

Nga studio e programit “Opinion” ai vendosi që të dilte nga tema dy minuta për të përcjellë një mesazh.

Fevziu tha se të gjithë shqiptarët që bullizojnë dhe komentojnë negativisht skenën kaotike në Pogradec, kanë të paktën një të afërm që ka qenë në të njëjtën situatë, në rrugët e Italisë apo malet e Greqisë.

“Në fakt është diçka që më bëri përshtypje sot, dal jashtë emisionit, por do të doja ta bëja publike sërish. Pashë sot pamje të trishta të një grupi emigrantësh me siguri duhet të jenë sirianë ose të kombësive të tjera të Lindjes së Mesme që ishin kapur dhe dolën nga një furgon në Pogradec. Është ky momenti që Policia me të drejtë, në respektim të ligjit, kërkon të ndalojë emigrantët e paligjshëm.

Ata largohen, shihet polici që nuk i ndalon dot, vrapojnë për të gjetur shpëtim në rrugët e qytetit. Këtë video e dhashë për diçka tjetër, pashë një reagim në rrjetet sociale sot shumë neveritës duke i paragjykuar këta njerëz e duke u tallur me mënyrën se si ata vrapojnë nëpër rrugët e qytetit. Unë e di që shumë veta kanë lindur pas viteve ’90-të, shumë veta mund t’ju duket qesharake kjo skenë. Kjo është një skenë që për shqiptarët është përdorur shumë shpesh.

Të gjithë ata njerëz që qeshin sot mund të dinë që një i afërm i tyre, ndoshta prindi i tyre, vëllai i tyre mund të ketë vrapuar kështu një ditë në rrugët e Italisë apo malet e Greqisë. Duhet ta dinë që sot një kushëriri i tyre mund të jetë poshtë ndonjë kamioni për të shkuar në Britaninë e Madhe si emigrant dhe i ruhet policisë britanike apo asaj franceze po kështu si këta emigrantë.

Të fyesh një emigrant edhe pse është në shkelje të ligjit, edhe pse ka vrapuar nga fatkeqësia ai mund të jetë një njeri i shkolluar, mund të jetë një njeri i cili kërkon vetëm të jetojë, jo një jetë më të mirë. Thjesht të jetojë, sepse në Siri nuk jeton dot ose s’ka rëndësi në vendin ku është… T’i përçmosh, t’i tallësh, t’i bësh qesharak në rrjete sociale kjo nuk është as dinjitoze, as normale, as njerëzore e mbi të gjitha është racizëm i pastër dhe racizëm nga ata njerëz që e kanë vuajtur më shumë se çdo pjesë tjetër e Ballkanit racizmin,”-tha Fevziu.

Pas

“Kemi pirë kafen e parë” Dashamir Shehi konfirmon krijimin e një grupi të ri parlamentar

Para

Katër pije që ju ndihmojnë të flini më mirë

Para
Katër pije që ju ndihmojnë të flini më mirë

Katër pije që ju ndihmojnë të flini më mirë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar