Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Nevoja për opozitë të re po vjen duke u rritur” I arrestuan bashkëshortin, reagon ish-ministrja e Ramës

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Nevoja për opozitë të re po vjen duke u rritur” I arrestuan bashkëshortin, reagon ish-ministrja e Ramës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas arrestimit nga policia në Kosovë të bashkëshortit të saj Dardan Molliqaj, ka reaguar dhe ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri Besa Shahini.

Sipas saj protesta e aktivistëve të PSD u mbyll me dhunë policore, aq në shpërputhje me aksionin e pjesëmarrësve, sa nuk ishte parë që nga koha e UMNIK.

Ndër të tjera Besa Shahini akuzon kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se po tenton të shuajë çdo zë opozitar në vend.

“Nevoja e Albinit që të shuajë çdo zë opozitar në Kosovë ka kaluar në absurditet. Pesë aktivistët në aksionin simbolik kundër gjykatës së padrejtë speciale – tashmë e shndërruar në gjykatë kundër UÇK-së – u rrahën dhe arrestuan dhunshëm”, shkruan Shahini e cila thekson se aktualisht në Kosovë ‘nevoja dhe hapësira për opozitë të re dhe të zëshme po vjen duke u rritur’.

Kjo nuk është hera e parë që Molliqaj arrestohet nga policia. Sot, bashkë me të u ndaluan edhe pesë aktivistë të kësaj partie, pasi kanë penguar konferencën për media të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

MESAZHI I PLOTE:

Nevoja e Albinit që të shuajë çdo zë opozitar në Kosovë ka kaluar në absurditet. Pesë aktivistët në aksionin simbolik kundër gjykatës së padrejtë speciale – tashmë e shndërruar në gjykatë kundër UÇK-së – u rrahën dhe arrestuan dhunshëm.

Në korrik ndodhi e njejta, kur Albini nxorri policinë për të mbrojtur një taksë absurde shtesë të regjistrimit të makinave, të cilën e tërhoqi më vonë.

Para kësaj, u organizua një protestë e vogël kundër hipokrizisë së VV-së e cila bëri fushatë të hapur elektorale, të rrezikshme për shëndetin midis pandemisë dhe menjëherë pasi fitoi zgjedhjet vendosi masa të rrepta duke u thirrur në pandemi, që rezultuan në mbyllje biznesesh dhe gjobitje marramendëse të qytetarëve.

Protesta u mbyll me dhunë policore, aq në shpërputhje me aksionin e protestuesve, sa nuk ishte parë që nga koha e UNMIK-ut.

Nëse nuk i shuan me dhunë, Albini nxjerr ministrat e vet në protestë, për ta përvetësuar kauzen, siç ndodhi me daljen e turpshme të ministres së drejtësisë dhe atij të brendshëm në protestat kundër vrasjes brutale të një gruaje të re nga partneri i saj.

Shëndeti i demokracisë në Kosovë është në pikën e vet më të brishtë që nga paslufta. E vetmja fije shprese është fakti që nën pushtetet e dhunshme, pashmangshëm rritet e forcohet opozita.

Kështu që paradoksalisht, nevoja dhe hapësira për opozitë të re dhe të zëshme po vjen duke u rritur.

Pas

“Ja kur mund të ndryshojë ora policore” Zv.ministrja Tomini jep informacion mbi situatën e pandemisë në vend

Para

Lirohet pas shumë orësh burri i ish-ministres së Ramës, lirohen edhe aktivistët

Para
Lirohet pas shumë orësh burri i ish-ministres së Ramës, lirohen edhe aktivistët

Lirohet pas shumë orësh burri i ish-ministres së Ramës, lirohen edhe aktivistët

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sot Dita e Verës, si lindi dhe si festohet kjo festë!

Sot Dita e Verës, si lindi dhe si festohet kjo festë!

nga Fast News
09:38 | 14/03/2026
0

Shkak, pasiguria ushqimore! Eksportet e produkteve shtazore drejt BE mbeten të bllokuara për Shqipërinë

Shkak, pasiguria ushqimore! Eksportet e produkteve shtazore drejt BE mbeten të bllokuara për Shqipërinë

nga Fast News
09:34 | 14/03/2026
0

Kriza me çmimet, Rama rikthen idenë për ent shtetëror për karburantet

Kriza me çmimet, Rama rikthen idenë për ent shtetëror për karburantet

nga Fast News
09:32 | 14/03/2026
0

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Recent News

Sot Dita e Verës, si lindi dhe si festohet kjo festë!

Sot Dita e Verës, si lindi dhe si festohet kjo festë!

09:38 | 14/03/2026
Shkak, pasiguria ushqimore! Eksportet e produkteve shtazore drejt BE mbeten të bllokuara për Shqipërinë

Shkak, pasiguria ushqimore! Eksportet e produkteve shtazore drejt BE mbeten të bllokuara për Shqipërinë

09:34 | 14/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora