Një situatë e pazakontë konsiderohet ajo që ka ndodhur sot në Pogradec.
Në rrugën “Rinia”, një grup klandestinësh kanë dalë nga furgoni në mes të qytetit, ku dhe janë shpërndarë për të mos i kapur policia.
Burimet konfirmojnë se më pas ata janë gjetur nga patrullat.
Ndërkohë drejtuesi i furgonit është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.