Kafeja është një nga produktet më të dashura për njeriun.
Ajo arrin të shuajë përgjumjen tek gjithësecili prej nesh dhe të ofrojë një energji të menjëhershme.
Për më tepër, kafeja si ajo me kafeinë apo edhe ajo pa kafeinë, është një burim i shkëlqyer antioksidantësh.
Për të pasur një tablo më të qartë, lexuesit e AgroWeb.org duhet të dinë që kafeja dekafeinato nuk përmban kafeinë, ndërsa ajo e zakonshme përmban kafeinë.
Si ndahen
Kafja është një substancë alkaloide që nxirret nga kokrrat e kafesë dhe gjethet e çajit.
Konsiderohet si stimulues që ka ndikim në sistemin nervor qendror siç është truri.
Efektet e kafeinës janë të shumëfishta duke nisur me gjallërinë mendore duke e bërë njeriun më vigjilent, aktiv dhe më të përqendruar.
Nga ana tjetër, kafeja ka një efekt diuretik, që do të thotë se ajo ndihmon nxjerrjen e lëngjeve jashtë organizmit.
Kafeja me kafeinë nuk i nënshtrohet një procesi prodhimi shumë të sofistikuar siç ndodh me kafenë dekafeinato.
Kjo e fundit i nënshtrohet një procesi të quajtur “dekafeinim” që në thelb ka të bëjë me heqjen e kafeinës.
Përgjatë këtij procesi, janë përdorur disa përbërës si benzene, dikloromethan apo kloroform.
Por për arsye sigurie dhe efekte të padëshiruara, prodhuesit e kafesë zgjodhën një metodë të sigurt për heqjen e kafeinës.
Kjo metodë njihet ndryshe si filtrim.
Kokrrat e kafesë zhyten në ujë, më pas, uji që përmban kafeinën bashkë me substancat e tjera të lëshuara nga kokrrat filtrohet nëpërmjet përdorimit të qymyrit të drurit.
Uji i filtruar kthehet sërish tek kokrrat e kafesë të cilat më pas thahen duke marrë së bashku aromën e përqendruar në ujë.
Kafeina e nxjerrë gjatë filtrimit shitet tek prodhuesit e lëngjeve të gazuara.
Kafeja me kafeinë ka një shije dhe aromë superiore në krahasim me kafenë dekafeinato.
Besohet se efektet e padëshiruara të kafesë siç janë nervozizmi dhe rrahjet e shpejta të zemrës nuk shmangen plotësisht edhe nëse pini kafe dekafeinato.
Për ta përmbaledhur
1. Kafeja e zakonshme përmban kafeinë, ndërsa kafeja dekafeinato nuk përmban kafeinë.
2. Kokrrat e kafesë me kafeinë nuk janë subjekt i proceseve kimike siç ndodh me kafenë dekafeinato.
3. Shija dhe aroma e kafesë me kafeinë është më superiore në krahasim me kafenë dekafeinato.
4. Efektet e padëshiruara të kafesë jan&eueuml; të pashmangshme në rastin e të dy llojeve të kafesë./AgroWeb.org