Sali Berisha thotë se opozita ndodhet në ditët e veta më kritike.
Ai tha në Euronews se nëse OD nuk gjen forma dhe aktivitete që do e sjellin atë fuqishëm, në zgjedhjet e ardhshme Rama do të dyfishojë sipas tij masakrën elektorale.
“Mendoj se opozita është në ditët më kritike të ekzistencës së saj që nga themelimi.PD kishte përgjegjësitë e veta për rezultatin por ajo që për mua ishte shumë bizare ishte të gjitha palët që ishin aty edhe kryetari dhe kundërshtarët ranë dakord që të nisnin fushën e zgjedhjeve brenda partisë. Unë kam patur një formë tjetër, u vendos një tjetër por opozita është në ditën më kritike, sepse opozita fillon jetën këtë vit parlamentar me humbjet e treta në zgjedhjet dhe është hera e parë në historinë e pluralizmit. Fillon jetën parlamentare me 60 mijë vota më pak se 2013. Nëse opozita nuk gjen forma aktivitetesh, Rama në zgjedhjet e ardhshme do të dyfishojë masakrën zgjedhore dhe batërdinë zgjedhore. Opozita në atë që mendoja duhet me çdo kusht që të penalizonte shumë më tepër Rama për atë që e quan masakrën zgjedhore dhe duhet të gjente mënyra ta faktonte në sytë e ndërkombëtarëve, por ajo u morr me veten. Opozita ka pasur përgjigjtë e vat në rezultatin e zgjedhjeve, por ajo u morr me vetën dhe nuk arriti të bindë ndërkombëtarët”, tha Berisha