Këtë të hënë ambasadori gjerman në Tiranë zhvilloi një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, në selinë e Partisë Demokratike.
Takimi i Peter Zingraf me kreun e opozitës, vjen vetëm pak ditë para vizitës së kancelares gjermane në vendin tonë, Angela Merkel.
Nuk dihet ende se për çfarë është diskutuar mes tyre, ndërkohë që mësohet se ka qenë një mbledhje me dyer të mbyllura. Ardhja e zonjës Merkel në Tiranë dhe në shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor bazohet në dhënien e ndihmës dhe përmbushjen e kritereve për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Komponenti më i rëndësishëm i procesit të Berlinit, është “Agjenda e Konektivitetit”, që fillimisht synon që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i lidhë mes tyre në fushat e transportit dhe energjisë.