Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Transportonte emigrantë të paligjshëm në këmbim të parave, arrestohet punonjësi i Gardës së Republikës

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Transportonte emigrantë të paligjshëm në këmbim të parave, arrestohet punonjësi i Gardës së Republikës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka vënë në pranga dy persona në  Korçë, pasi po transportonin emigrantë të paligjshëm.

Mes të arrestuarve është dhe një punonjës i Gardës së Republikës, i identifikuar si Dritan Kurra 50 vjeç.

Ndërsa personi tjetër që ka rënë në pranga është 59-vjeçari Artur Markogjika.

Të dy po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt një pagese. Një tjetër person është shpallur në kërkim mbrëmjen e kaluar po në Korçë, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 40 emigrantë të paligjshëm me furgon. Personi me iniciale A. C. 35 vjeç, mbrëmjen e djeshme ka hasur një patrullë policie teksa po transportonte me furgonin e tij 40 emigrantë të paligjshëm. Ai është larguar me vrap, në mënyrë që t’i shpëtonte arrestimit të policisë në Korçë, duke lënë furgonin dhe emigrantët në duart e policisë.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Goditen 2 raste të tjera të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Policia Korçë në bashkëpunim me SHÇBA, arrestojnë në flagrancë 2 shtetas, njëri prej të cilëve me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, të cilët u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm. Shpallet në kërkim edhe 1 shtetas tjetër, i cili transportonte 40 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. K., 50 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës i Gardës së Republikës) dhe A. M., 59 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në dalje të qytetit të Pogradecit, mjetin tip “Chevrolet”, me drejtues shtetasin D. K. dhe pasagjer shtetasin A. M., me të cilin këta shtetas po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin Korçë-Ersekë, u konstatua mjeti tip furgon i markës “Iveco”, drejtuesit së të cilit, punonjësit e policisë i bënë me shenjë të ndalonte, por ai nuk iu bind urdhrit të tyre duke u larguar me shpejtësi e braktisur mjetin në afërsi të fshatit Drenovë, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u konstatuan 40 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. C., 35 vjeç, si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme.

Pas

“Misioni vazhdon” Sot LSI feston 17 vjetorin e themelimit, Monika Kryemadhi bën urimin e veçantë

Para

Çmimet e shtëpive në Tiranë, njësoj si në Milano. Në 6 vjet pagat u rritën me 5%, ndërsa apartamentet me 43%

Para
Çmimet e shtëpive në Tiranë, njësoj si në Milano. Në 6 vjet pagat u rritën me 5%, ndërsa apartamentet me 43%

Çmimet e shtëpive në Tiranë, njësoj si në Milano. Në 6 vjet pagat u rritën me 5%, ndërsa apartamentet me 43%

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora