Një oficere policie shtatzëne dyshohet se është vrarë nga talebanët. Gruaja e identifikuar si Banu Negar, është ekzekutuar në derë të shtëpisë në sy të fëmijëve, sipas BBC.
Të afërmit treguan imazhe grafike që tregonin gjak të spërkatur në një mur në cep të një dhome dhe një trup, me fytyrë të shpërfytyruar rëndë.
Familja thotë se Negar, e cila punonte në burgun lokal, ishte tetë muaj shtatzënë.
Kjo vrasje vjen në një moment kur në Afganistan janë rritur raportimet për dhunën ndaj grave. BBC shkruan talebanët kanë deklaruar se do të nisin një hetim lidhur me këtë ngjarje.