“E dashura ime prej dy vitesh është tërhequr tërësisht nga unë që kur më tha se kishte humbur fëmijën tonë”, kështu e nis rrëfimin një 52-vjeçar për “Dear Deidre”. Ai tregon se është në mëndyshje nëse partnerja e tij ka qenë me të vërtetë shtatzënë.
Ja rrëfimi i plotë:
“Ne jetojmë në qytete të ndryshme, prandaj takoheshim vetëm gjatë fundjavave. Por ajo me të vërtetë më ndryshoi jetën për mirë. Unë jam 52 vjeç dhe ajo është 53 vjeç. Asnjëri prej nesh nuk ka fëmijë, por ne kishim filluar të flisnim për të jetuar së bashku.
Pastaj, gjashtë muaj më parë, ajo më tha se ishte shtatzënë. U trondita, por i thashë se do ta zgjidhnim së bashku. Por një javë më vonë më tha se kishte dështuar fëmijën. U ndjeva shumë keq që ajo e kaloi gjithë këtë situatë vetëm.
Tani pyes veten nëse ajo ka qenë vërtetë shtatzënë.”
“Dear Deidre” thotë:
“Është e vështirë që gratë të mbeten shtatzënë në të pesëdhjetat, por jo e pamundur.
Flisni me të për ç’ka po ndodh. Nëse ajo ka pësuar një abort, duket se po lufton për të kaluar traumën.”