• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Vetëm 54% e të infektuarve me antitrupa, shkak përdorimi i lartë i antibiotikëve, pengoi imunitetin natyror

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Vetëm 54% e të infektuarve me antitrupa, shkak përdorimi i lartë i antibiotikëve, pengoi imunitetin natyror
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konsumi i antibiotikëve në vend gjatë valëve kulmore të pandemisë u rri ndjeshëm, pasi të infektuarit nxitonin t’i merrnin që me shenjat e para të infektimit me Covid-19.

Por, një studim i ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, me autorë Rexhep Muja, laborante Alma Qosja, Frida Bushati dhe Ermal Selimi i publikuar nga Urdhri i Mjekut, tregon se nga 1500 analiza serologjike të bëra në vendin tonë gjatë dimrit të kaluar, rezultoi se vetëm

54% e tyre kanë zhvilluar antitrupa (IGG). Krijimi i antitrupave ka nisur që nga dita e 14 ose në ditët e 21-28 pas infektimit. Siç shihet nga të dhënat shqiptare, imuniteti natyror është zhvilluar vetëm në gjysmën e të infektuarve.

Ekspertët e argumentuan përqindjen e ulët me antitrupa si rrjedhojë e përdorimit më të madh të antibiotikëve, antiviralëve dhe kortizonikëve, të cilët ndikojnë negativisht në zhvillimin e antitrupave.

Studimi tregoi se kontingjenti me PCR pozitiv dhe imunitet gati mospërfillës, përfaqësohet kryesisht nga të sëmurët kronikë si, diabetikë insulinovartës, diabetikë jo insulinovartës, kardiopat, hipertonikët, obezët dhe ata faktorë rreziku kardiometabolikë të kombinuar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ecuria e pandemisë varet nga imuniteti që do të krijojë popullata nëpërmjet infektimit apo vaksinës. Por imuniteti natyror tregon zhvillim të dobët në vendin tonë, ndërsa vaksina duket se nuk krijon imunitet afatgjatë, sipas të dhënave që vijnë nga Izraeli, i cili ishte shteti me përqindjen më të madhe të vaksinimit në këtë fillimvit.

Zyrtarët në Izrael së fundmi se vaksina e zhvilluar me teknologjinë MRNA mund të mos jetë plotësisht efektive kundër variantit të ri.

Izraeli ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit në botë me 78% të atyre të moshës 12 vjeç e lart, sipas Science Magazine. Pavarësisht kësaj, vendi ka vuajtur një nga nivelet më të larta të infeksionit në botë, me 650 infeksione për 1 milion banorë. “Më shumë se gjysma janë në njerëz plotësisht të vaksinuar, duke nënvizuar transmetueshmërinë e jashtëzakonshme të variantit Delta dhe duke nxitur shqetësimet se përfitimet e vaksinimit zbehen me kalimin e kohës”, sipas “Science Magazine”.

Izraeli shpesh është konsideruar një model për Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për vaksinën e COVID-19 dhe efikasitetin e vaksinës kundër koronavirusit.

Kohët e fundit, zyrtarët shëndetësorë amerikanë po marrin në konsideratë edhe Izraelin kur bëhet fjalë për dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Vendi “po ofron një dozë përforcuese të koronavirusit për njerëzit mbi 60 vjeç, që tashmë janë vaksinuar më shumë se pesë muaj më parë” sipas “The Associated Press”.

Të dhënat e reja po tregojnë se imuniteti natyror nga koronavirusi dhe ai nga vaksina nuk rezistojnë për shumë kohë, ndaj pandemia Covid-19 do të jetë e pranishme edhe këtë dimër. Ecuria e deritanishme po tregon se edhe në vjeshtë-dimër 2021-2022, pandemia do të jetë e pranishme./Monitor/

Pas

A duhet të futet në Parlament Berisha pas shpalljen “non grata”? Ja si përgjigjet Petrit Vasili

Para

Shqiptari xheloz lidh në karrige dhe i lë shenja me thi kë bashkëjetueses

Para
E rëndë në Gjirokastër. Arrestohet 61 vjeçari, dyshohet se ka ngacmuar se ks ualisht tri vajza të mitura

Shqiptari xheloz lidh në karrige dhe i lë shenja me thi kë bashkëjetueses

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare. Ja kur bëhet aktive dhe mund të përfitojnë bizneset

“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare. Ja kur bëhet aktive dhe mund të përfitojnë bizneset

nga Fast News
20:23 | 15/01/2026
0

Qeveria miraton Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029

Qeveria miraton Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029

nga Fast News
20:11 | 15/01/2026
0

Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord, teksa tensionet globale shtohen

Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord, teksa tensionet globale shtohen

nga Fast News
14:45 | 15/01/2026
0

SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

nga Fast News
14:06 | 15/01/2026
0

Recent News

“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare. Ja kur bëhet aktive dhe mund të përfitojnë bizneset

“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare. Ja kur bëhet aktive dhe mund të përfitojnë bizneset

20:23 | 15/01/2026
Qeveria miraton Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029

Qeveria miraton Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029

20:11 | 15/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar