• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Si Zapatero që bëri qeverinë me gratë e shokëve” Arben Malaj ‘shpërthen’ ndaj Ramës dhe kabinetit të ri

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Si Zapatero që bëri qeverinë me gratë e shokëve” Arben Malaj ‘shpërthen’ ndaj Ramës dhe kabinetit të ri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish- ministri socialist i Financave Arben Malaj ka shpërthyer ndaj figurave politike dhe emrave të rinj që kryeministri Edi Rama ka vendosur të caktojë në mandatin e tretë qeverisës.

Ai deklaroi gjatë një interviste se Rama veproi si ish-kryeministri i Spanjës Zapatero, që formoi qeverinë me gratë e shokëve dhe e futi të majtën socialiste në një krizë nga e cila nuk ka dalë ende dhe sot.

Malaj u shpreh se Rama nuk mund të besohet kur thotë se do bëjë politikë të re, sepse drejtimin e grupit Parlamentar ia besoi sërish Taulant Ballës. Sipas Malajt, Balla është një nga njerëzit më grindavecë në Parlament, i cili di vetëm të shajë dhe të provokojë. Gjithashtu Malaj nuk la pa “thumbuar” as zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, për të cilin tha se i thotë vetes “tigër” për t’u dukur më i fortë.

“Rama e ka nisur dhe do ta mbarojë mandatin e tij politik si një nga politikanët më abuzues me lirinë e fjalës. Fakti që mandaton Taulant Ballën, një nga më grindavecët në parlamentin shqiptar, që nuk ka asnjë kontribut tjetër por vetëm di vetëm të shajë, di të provokojë, si mund ta besojmë që do bëjë politikë të re? Rama duhet ta ndajë pushtetin me njerëz të mençur të këtij vendi, që s’kanë nevojë të jenë pjesë e PS-së, dhe jo me njerëz që janë thjesht manekinë dhe tundin kokën për çdo gjë.

Është një përzgjedhje individuale e Ramës siç bëri Zapatero në Spanjë, që bëri qeveri me gratë e shokëve dhe e futi të majtën spanjolle në një krizë që akoma nuk ka arritur të marrë frymë.

Pas kryeministrit vjen posti i zv.kryeministrit. Kush është zv.kryeministri i Shqipërisë? E dini si thuhet në Vlorë që mbrëmë? Ahmetaj shkon në Vlorë jo për partinë, por për oligarkinë, sepse modeli i Durrësit ku pronat publike i vihen në dispozicion një investitori gjoja strategjik, pa asnjë proces konkurrues, thjesht me përzgjedhje drekash dhe darkash në restorantet e shtrenjta të Dubait, është një “state capture”, dhe Ahmetaj është përfaqësuesi i oligarkisë.

Si mund të kemi një qeveri efektive, një qeveri të pakapur, një qeveri që u shërben qytetarëve dhe jo për të zgjatur vitet në karrige të ministrave dhe të tigrave që përdorin dhe emër kafshësh për t’u dukur të fortë në opinionin publik”, tha Malaj.

Pas

“Po dridhesha” E para femër që intervistoi një taleban, mbërrin në Shqipëri gazetarja afgane

Para

“Mos na jepni shumë mend” Revoltohet Orinda Huta dhe jep mesazhin për nënat e reja

Para
“Mos na jepni shumë mend” Revoltohet Orinda Huta dhe jep mesazhin për nënat e reja

“Mos na jepni shumë mend” Revoltohet Orinda Huta dhe jep mesazhin për nënat e reja

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

nga Fast News
09:28 | 14/11/2025
0

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

nga Fast News
09:23 | 14/11/2025
0

Recent News

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

10:30 | 14/11/2025
Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

10:00 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar