Ditën që Kabuli ra, Behishta Arghand u bë e para gazetare që intervistoi në studio një taleban.
Më pas lajmi u përhap në të gjitha mediat botërore, pasi talebanët nuk pranonin kurrë që të intervistoheshin nga një femër.
Ndërkohë mësohet se Behishta Arghand ka mbërritur sot pasdite në Shqipëri.
Një fondacion i fuqishëm me shumë reputacion në SHBA i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama strehimin e saj në Shqipëri.
Sipas Top Channel, ardhja e gazetares afgane është koordinuar nën kujdesin personal të kryeministrit Edi Rama, ministres së punëve të jashtme Olta Xhaçka dhe bashkëpunëtorëve në Shqipëri të fondacionit amerikan. Deri në momentin e procesimit të vizës amerikane gazetarja Arghard do të qëndroj në Tiranë.
Gazetarja Behishta Arghand mundi të dalë nga Afganistani dhe të qëndroj disa ditë në Katar e më pas të udhëtojë drejt Tiranës. Në një intervistë për mediat gjermane nga Katari ajo tha e u largua për motive sigurie.
“Më pak se 100 gra e vajza nga 700 gazetare femra në Afganistan vijojnë të punojnë në media por dalë ngadalë çdo ditë po zhduken nga ekranet e televizioneve” deklaroi Arghard.
Ndërsa për intervistën e parë të një gazetare femër me një zëdhënës të Talebanëve, Behishta Arghand 22 vjeçe tha:
“Po dridhesha gjatë intervistës por doja ti tregoja botës se gratë afgane nuk duan të kthehen pas ato duan të ecin përpara”.