Një person ka sulmuar tri vajza në kryeqytet në rrugën “Ahmet Krasniqi”, përkatësisht në lagjen Arbëria.
Kamerat e sigurisë së lagjes kanë fiksuar momentin e sulmit ndaj tyre. Sipas pamjeve, njëra nga vajzat është duke xhiruar me telefon pjesën e rrugës, ku më pas me shpejtësi shihet teksa vjen një burrë i cili nis të ushtrojë dhunë fizike.
Njëra prej vajzave rrëzohet në tokë, pastaj në ndihmë i vijnë edhe vajzat e tjera.
Kur nis të sulmohet nga vajzat e tjera, sulmuesi largohet menjëherë duke vrapuar nga vendi i ngjarjes.
Rasti sipas dëshmitarëve është raportuar në polici. Videoja është publikuar në rrjete sociale.