Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ishte vetëm 7 vota larg zgjedhjes në Kryesinë e Re të Partisë Socialiste.
Por duket se ai nuk dinte asgjë për këtë kandidim.
Ndreu thekson se nuk loboi për t’u zgjedhur në kryesinë e PS, pasi nuk kishte dijeni se do të ishte kandidat. Ai pretendon se një gjë të tillë e mori vesh vetëm kur kryeministri Edi Rama lexoi emrin e tij.
Por në fund, kryebashkiaku i Lezhës duket se është penduar dhe e ka fshirë statusin.
“U detyrova me e heq statusin sepse shumica nuk lexojnë asgjë”, shkruan ai.