Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS iu bëri thirrje të gjithë anëtarëve të PS, që t’iu japin fund punësimeve në shtet.
Sipas Ramës një gjë e tillë është alarmante për të ardhmen dhe rolin e partisë në shoqërinë shqiptare.
“Punësimi në shtet i familjeve të anëtarëve. Kjo duhet të konsiderohet e dështuar, nuk sjell asgjë të re PS-së, veçse një pikë tjetër uji vazhdon gërryen gur-themelin e saj. Kush i mban ata lidhur me qëllimet e përbashkëta? Po derën kush ua hap atyre dhe si i dëgjon, sa i dëgjon, ata që kanë fatin t’iu hapet dera, pasi na e kanë dhënë votën?
Dua t’iu bind se ne duhet të alarmohemi sot për të ardhmen dhe për rolin e kësaj partie në shoqërinë shqiptare. Teoria e gjithëpranuar se ndryshe njerëzit nuk të vijnë, nuk të kuptojnë, nuk punojnë për ty, nëse punësimi në shtet nuk është karremi, është teoria jo e atyre që udhëheqin, por e atyre që udhëhiqen dhe merren për hunde nga inercia e një tërësie njerëzish të mbetur pa udhëheqës. Këtu vij përsëri te nevoja që kush kërkon më shumë prej tyre, duhet që në sytë e tyre të jetë njeriu që bën atë që thotë dhe e kundërta. Duhet të alarmohemi nëse nuk duam që të shohim fundin e hegjominizmit e PS.
Ndaj ne sot duhet të veprojmë. Ua kemi borxh atyre që vijnë pas nesh. Dhe ja kemi borxh atyre që i dhanë jetë kësaj partie, që e sollën këtë parti në kushtet që ne kemi këtë privilegj të madh e jemi të gjithë bashkë këtu, udhëheqja e saj. Sot ne duhet të mendojmë seriozisht për shëndetin, forcën, suksesin e PS në një afat më të gjatë se katër vjet. Ngritja sa më parë e një Akademie Politike të PS me standardet më të mira ndërkombëtare, nuk është si me magji, sepse nuk ka zgjidhje magjike këtu, por është një imperativ mes nesh dhe gjeneratës së 20-vjecarëve e 20-vjecarëve të tjerë pas tyre. Pa menduar që kjo nuk do ndodhi, nuk do ndodhi. Mund të ndodhi shumë më shpejt se sa parapërfytyrimi dhe pa një qasje të re më demokracinë dhe zgjedhësit në dy fushata. Në kapitalin njerëzor të partisë. Edhe makineria jonë e pathyeshme elektorale rrezikon të mbetet në rrugë, pa benzinë.
Në pamundësi për të rendur më tutje, por edhe kjo parti rrezikon të katandiset si motrat e veta, kashtë e koqe. Tani nuk po fusim dhe tonën, do ta merrte për fare në rrugën e djallit, llumi i llumit e lloj lloj sharlatanëve e pelivanëve siç ka ndodhur në vendet e tjera”, u shpreh kryeministri Rama.