Më pak se 100 gazetare femra janë ende duke punuar në radiot apo dhe televizionet private në Kabul, në krahasim me rreth 700 që ishin vitin e kaluar. Shifrat publikohen në një raport të Reporterëve pa Kufij (RSF).
Nga 510 gratë që punuan për tetë nga mediat më të mëdha dhe grupet e shtypit, vetëm 76 janë ende në punë – nga të cilat 39 prej tyre janë gazetare. Referuar raportit, tanimë “gratë gazetare janë në procesin e zhdukjes”.
Në një konferencë shtypi një javë më parë, zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid u shpreh se gratë nuk duhet të shkojnë në punë për sigurinë e tyre. Ai pranoi se masa ishte e nevojshme pasi ushtarët talebanë “nuk janë të trajnuar si të sillen me gratë”.
Në paraqitjen e tij të parë në një konferencë para dy javës, Mujahid tha se talebanët “duan që të gjitha mediat të jenë të lira, të pavarura, të vazhdojnë botimet … brenda kornizës së Islamit.”
Ai gjithashtu tha se nuk do të ketë “asnjë dhunë kundër grave” në Afganistan dhe siguroi anëtarët e komunitetit ndërkombëtar se ata “nuk duhet të shqetësohen” për këtë çështje.