• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Qeveria ‘Rama 3’/ Zbardhen disa nga emrat, ja kush ikën nga ministrat e kush pritet të vijë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Qeveria ‘Rama 3’/ Zbardhen disa nga emrat, ja kush ikën nga ministrat e kush pritet të vijë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ethet e ministrave të kabinetit Rama 2 që shpresojnë të rikonfirmohen dhe kandidatëve për tu ulur në qeverinë Rama 3 do të vijojnë deri në orën 10 të datës 2 Gusht. Përbërjen e skuadrës së tretë qeverisëse Edi Rama po e ruan me fanatizëm deri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare këtë të Enjte.

Në një kohë kur ka konfirmuar Elisa Spiropalin si ministre për marrëdhëniet me parlamentin dhe Taulant Ballën në krye të grupit parlamentar, në selinë rozë nuk mungojnë hamendësitë për emrat e ministrave të rinj. Për momentin thonë burime nga PS, Belinda Balluku Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është në pol pozicion të rikonfirmimit por mund ti hiqet Energjia, duke u bashkuar me Mjedisin e krijuar një ministri te me gjatë si besohet Benet Becit.

Ftesa për të vijuar drejtimin e shëndetësisë ka mbërritur tek Ogerta Manastirliu. Edhe ministria e saj do të ristrukturohet duke i hequr Mbrojtjen Sociale e cila bashkohet me Sportin dhe Rininë nga ku drejtimi mund t’i besohet Bora Muzhaqit aktualisht zëvendëse ministre arsimi.

Edhe Olta Xhaçka shihet si një kandidaturë potenciale për të vazhduar drejtimin e diplomacisë shqiptare e vijuar koordinimin e suksesshëm deri më tani prej saj, në operacionin humanitarë të strehimit të afganëve. Parashikohet edhe ndarja e Ministrisë së Financave nga Ekonomia ku në njërën prej dy këtyre ministrive do ti besohet Arben Ahmetajt bashkë me vijimin e drejtimit të punëve të rindërtimit nga tërmeti.

Ministria e Brendshme ku asnjë ministër nuk e ka përfunduar mandatin deri në fund mbetet e paqartë nëse do ta drejtojë Bledi Cuçi emri të cilit po qarkullon edhe si pasardhës i Gramoz Ruçit në parlament.

Edi Rama mund të surprizojë me këtë ministri, duke ia besuar për herë të parë një gruaje dhe ajo mund të jetë Olta Xhaçka. Sikurse me të gjitha gjasat nuk do të mungojë edhe një ministre grua nga Kosova. Emri më i mundshëm ai i Vlora Çitakut të cilës Rama edhe mund ti besojë ministrinë e diasporës në vend të Pandeli Majkos.

Arsimi, Ministria e Drejtësisë, Mbrojtja, Kultura, Turizmi dhe Sipërmarrja pritet të drejtohen nga ministra të rinj. Edi Ramës do ti duhet të zgjedhë një numër 2 të ri në qeveri, pas sinjaleve jo konfirmuese për vetën lëshuar, nga zëvendës kryeministri Erion Braçe. Gara se kush do ta drejtojë parlamentin është më e forta dhe sfiduesja brenda PS pasi Edi Rama preferon një grua nga ku me e kuotuara për këtë post është ish-ministrja e arsimit Lindita Nikolla.

Top Channel

Pas

“Merre këtë manekin” Prezantuesi i shokon të gjithë, fton p*rdhunuesin në emision: Trego si i sulmoje gratë e vajzat

Para

“Petulla katuni me të ik truni” Meta mahnitet nga ushqimi buzë detit: Nuk mund ti rezistoja (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar