Mbrëmjen e sotme një i moshuar është gjetur i mbytur në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.
Sipas policisë, personi rreth 70 vjeç ende nuk është identifikuar. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
“Rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të uniformave blu.