Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ekspozitën “Sigurimi në fjalët e veta”.
Fjalimin e tij e nisi me një mesazh ngushëllimi për familjarët e këngëtarit të mirënjohur Sherif Merdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
“I shpreh ngushëllime familjes së Sherif Merdanit për ndarjen nga jeta. E kam njohur pak, por ruaj një kujtim shumë të mirë prej tij”, u shpreh kreu i qeverisë.
Më tej Rama u ndal dhe te pensioni i atyre që kanë pasur punë të rënda, sin ë minierë apo që kanë probleme me pensionin duke premtuar se kjo problematikë do të marrë rrugë.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:
Për sa i përket çështjes që u ngrit, është si hallkë e çështjeve të mbartura prej shumë vitesh. Sot që flasim besoj se ne mund të jemi krenarë për faktin që së paku të gjithë atyre që vuajtën në ferrin e burgjeve të komunizmit dhe që janë ende gjallë ja u kemi shlyer plotësisht detyrimin e marrë përsipër nga shteti në formën e dëmshpërblimit.
Ata që kanë pasur edhe punë të rënda, si punën në minierë, problematika që ka të bëjë me pensionin, është një problematikë sa absurde, aq edhe e lidhur me aspektet e ligjit. Shpresoj dhe besoj që do të marrë rrugë edhe kjo dhe të paktën në raport me të gjithë ata që vuajtën personalisht në burgjet komuniste dhe që patën fatin të dalin gjallë prej tyre, ne kemi shlyer atë borxh të madh moral, por edhe atë borxh të bartur financiar të pashlyer për shumë vite. Nga ana tjetër, është vërtet një dhimbje e posaçme po të marrësh parasysh se janë akoma shumë familje që nuk arrijnë dot të kenë një vend për të shkuar edhe për të kujtuar e nderuar të afërmit e tyre, apo paraardhësit e tyre, për shkak se nuk gjenden eshtrat. Ndërkohë që është e pakuptueshme e gjithë koha e humbur, sidomos në vitet 90, kur mundësitë ishin shumë më të mëdha dhe fenomeni i zhdukjes së dokumenteve apo i fshehjes së tyre ishte ende e mundshme që të përballohej.
Megjithatë, them se historia e gjithë persekutimeve të diktaturës, përtej vuajtjeve personale, është një histori vuajtjeje me vlerë të jashtëzakonshme për ndërgjegjen shoqërore dhe gjeneratat e tjera, për ata më të rinjtë që lindën në periudhën e komunizmit, por ndryshimi i gjet mjaftueshëm të rinj për të ndërtuar një jetë tjetër. Ne jemi përpjekur të bëjmë sa të mundemi, që këtë histori ta nxjerrim në dritë në funksion të të ardhmes, jo thjesht në funksion të të gjithë atyre që janë të prekur direkt prej saj.
Kjo ekspozitë është një tjetër kontribut modest, por i rëndësishëm, në vazhdën e kësaj përpjekjeje dhe besoj se përtej çështjeve të bartura dhe të pazgjidhura, apo vonesës zvarritëse të shumë viteve, sot Shqipëria ka arritur të vendosë ca pika referimi për të shkuarën, që janë pika referimi fizike, konkrete, të prekshme. Autoriteti për informimin mbi dokumentet e sigurimit të shtetit është pika më e rëndësishme e referimit dhe është sot një autoritet që vlerësohet për faktin që ju ka dhënë shumë njerëzve mundësinë, që të hapin dyert e të eksplorojnë labirinthet e një historie, që është ende e pazbuluar plotësisht. Një projekt i nisur më 2013, por që do duhej të kishte nisur qysh në krye të herës, do duhej që shembulli brilant i Gjermanisë apo edhe të tjerë, të ishin pasuar nga Shqipëria herët dhe jo Shqipëria të mbetej siç ne e gjetëm më 2013, i vetmi vend së bashku me Rusinë dhe asnjë tjetër nga vendet e ish-Perandorisë Komuniste, që nuk ishte bërë asgjë për të hedhur dritë mbi faktet që lidhen me persekutimet.