• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Mbajeni kokën lart” Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Basha u jep kurajo demokratëve: Kemi besim te vlerat tona

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Mbajeni kokën lart” Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Basha u jep kurajo demokratëve: Kemi besim te vlerat tona
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Kryetari i kësaj force politike Lulzim Basha ka deklaruar gjatë fjalës së tij se detyra e secilit në PD është të bëhet zëri i qytetarëve.

Ndërkohë lideri demokrat ka theksuar se në Këshillin Kombëtar do të ketë më shumë gra dhe të rinj.

“Më shumë gra dhe të rinj në Këshillin Kombëtar,  detyra e secilit prej nesh është të bëhemi zëri i qytetarëve

Si fillim dua t’u uroj mirëseardhjen anëtarëve për herë të parë në Këshillin Kombëtar, që këtë vit është pasuruar me më shumë të rinj dhe të reja, me më shumë zonja dhe zonjusha.

Beteja të mëdha kemi bërë gjatë këtyre viteve, e të tjera kemi përpara, pasi ajo që ishte e vërtetë para 25 prillit është e vërtetë edhe sot. Shqipëria ka ngecur në vend numëro, peng e qeverisë më të korruptuar në mbarë Europën, që punon kundër interesave të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Masakra zgjedhore nuk u dha asnjë zgjidhje qytetarëve. Problemet e tyre nuk janë më të vogla, por më të mëdha, nevoja e tyre për një jetë të më të mirë nuk është përmbushur, por kërcënohet nga i njëjti model që shkaktoi varfërimin dhe largimin e më e të paktën 500 mijë shqiptarëve.

Prandaj, përballë zgjidhjes së munguar dhe ndryshimit të mohuar përmes atyre mjeteve që ju i njihni më mirë se kushdo tjetër, ne kemi përgjegjësinë për të luftuar për njerëzit e këtij vendi, për të qenë pranë tyre për problemet e vogla e të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

Detyra e secilit prej nesh është të bëhemi zëri i qytetarëve, duke mos harruar për asnjë çast të vetëm se kush jemi dhe çfarë përfaqëson Partia Demokratike. Mos harroni se edhe kur kishim kundër nesh të gjithë shtetin, oligarkët, krimin e organizuar, ne, të gjithë bashkë arritëm t’u japim shqiptarëve shpresë.

Prandaj duhet të luftojmë me gjithë forcën tonë për ta mbajtur gjallë këtë shpresë dhe të jemi krenarë për atë cfarë kemi arritur, pa përdorur asnjë mjet të paligjshëm, pa blerë vota, pa shantazhuar njerëzit, pa u ndotur me krimin dhe llumin e shoqërisë, siç ka bërë kundërshtari ynë, por vetëm me forcën e besimit tonë, duke mishëruar vlerat për të cilat kjo Parti ka lindur dhe jeton.

Ndaj mbajeni kokën lart. Mos lejoni që jermi antiopozitar që ka për qëllim goditjen e Partisë Demokratike si të vetmen shpresë për njerëzit e këtij vendi, të jetë më i fortë se bindja e secilit prej nesh se modeli që kemi zgjedhor, autoriteti moral që kemi fituar, nuk buron nga muskujt e krimit, nga paratë e koncesioneve apo nga shkrirja e partisë me shtetin.

Por nga besimi që ne kemi te vlerat tona, falë të cilave kemi qëndruar edhe në ditët më të errëta të këtyre tre dekadave, pa u thyer, pa u lodhur, pa e humbur vullnetin për të luftuar për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Basha.

Pas

Afganët në Shqipëri/ Yuri Kim dhe Olta Xhaçka nisen për inspektim në Qytet Studenti

Para

Merret vendimi/ Partia Demokratike bëhet me 4 nënkryetarë, ja kush janë figurat e njohura (EMRAT)

Para
Merret vendimi/ Partia Demokratike bëhet me 4 nënkryetarë, ja kush janë figurat e njohura (EMRAT)

Merret vendimi/ Partia Demokratike bëhet me 4 nënkryetarë, ja kush janë figurat e njohura (EMRAT)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

nga Fast News
11:52 | 20/09/2025
0

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

nga Fast News
11:48 | 20/09/2025
0

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

nga Fast News
11:14 | 20/09/2025
0

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

nga Fast News
11:05 | 20/09/2025
0

Recent News

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

11:52 | 20/09/2025
S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

11:48 | 20/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar