• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Masat e reja nga pandemia/ Ja kategoritë dhe afati i vaksinimit me detyrim. Zbardhen gjobat për shkeljen e rregullave

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Masat e reja nga pandemia/ Ja kategoritë dhe afati i vaksinimit me detyrim. Zbardhen gjobat për shkeljen e rregullave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur sot gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve se do të nisë vaksinimi me detyrim në Shqipëri, ndaj disa kategorive të caktuara.

Më pas, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli zbuloi se ky proces do të aplikohet për stafin mjekësor, arsimtarët dhe studentët.

Gjatë komunikimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, u njoftuan masa të reja shtrënguese si zgjatja e orës policore me 60 minuta dhe rregulla më të rrepta për të hyrë në vend.

Për shkeljen e masave, u paralajmëruan penalizme me gjobë.

Vaksinimi me detyrim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu tha se qasjet e mosvaksinimit janë papranueshme, “se sot në Shqipëri mosvaksinimi bëhet një pengesë e rrezikshme e një vale të re infektimi”.

“Deri tani janë mbi 625 mijë persona të vaksinuar me 2 doza dhe mbi 816 mijë me 1 dozë. Zgjedhja për të bërë ose jo vaksinën s’është vetëm personale, por vë në rrezik jetën e familjarëve miqve, shokëve e shoqeve në klasa e auditorë, kolegëve apo kolegeve në vendin e punës. Shtatori do jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin. Detyrimi i disa kategorive (për tu vaksinuar) do bëhet në emër të së drejtës për të mos u infektuar”, tha Manastirliu, e cila theksoi se vaksina shmang format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet.

Rakcolli bëri me dije se deri në 30 Shtator, studentët, arsimtarët dhe stafi mjekësor duhet të dorëzojë vërtetimin pranë qendrës së punës apo zyrës së përcaktuar nga institucionet arsimore kopjen e vaksinimit, që merret nga e-albania.

“Për ata që nuk e kanë, shtoi ajo, do të kërkohet paraqitje periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë. Përjashtim do bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosbërjen e vaksinës, një dokument që do vlerësohet përveç mjekut dhe specialistit që e ka dhënë, edhe nga specialisti i ISHP për të evituar ndonjë vendim jo fort të saktë”, tha ajo.

Të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCovid.

Masat e reja

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se rastet e reja ditore ose incidenca 2-javore është “rritur ndjeshëm” nga 86 për 100 mijë banorë në 300 për 100 mijë banorë, ndaj edhe nga 1 Shtatori do aplikohen masa të reja.

Ajo tha se nga 1 Shtatori, ora policore nga 24:00-6:00, bëhet 23:00-6:00.

Rakacolli shtoi se nga data 6 shtator, qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të plotësojnë 1 nga këto 3 kushte:

  • Të paraqesin pasaportën e vaksinës ku data e vaksinimit të plotë të jetë jo më vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi.
  • Të kenë test PCR negativ brenda 72 orëve, ose testin e shpejt anti-genik brenda 48 orëve,
  • Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme, deri në 6 muaj pas shërimit.

“Kjo është e vlefshme edhe për ata qytetarë që kalojnë tanzit në Shqipëri. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. Qytetarët shqiptarë, rezident në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit”, saktësoi Rakacolli.

Gjobat

“Rakacolli tha se në ndërtesën e aeroporteve do lejohen të hyjnë vetëm, pasagjerët që udhëtojnë duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës siç është rekomanduar”, tha Rakacolli.

“Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, transport publik, dhe në të gjitha vendet ku nuk sigurohet distancomi fizik. Në të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor vijon të mbetet në fuqi moslejimi i hyrjes së familjareve për personat që janë të shtruar”, shtoi.

“Në të gjitha rastet ku nuk zbatohen masat e rekomanduara do zbatohen penalitete, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskë në ambientet e rekomanduara në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe 5 mijë lekë nëse është përsëritës. Në rast se bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga institucionet e shëndetit publik, masa e penalitetit shkon nga 100 mijë deri në 700 mijë lekë, në varësi të masës e cila nuk është zbatuar”, tha Rakacolli, duke apeluar më tej për respektimin e masave të vendosura.

Pas

“S’do kisha zgjedhur kurrë baba tjetër” I ati ndërroi jetë, djali i Sherif Merdanit prek me fjalët: Ato vite ia kishin borxh

Para

“Ditët e paqes kanë marrë fund” Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë për këtë qytet: Vija e kuqe është kaluar

Para
“Ditët e paqes kanë marrë fund” Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë për këtë qytet: Vija e kuqe është kaluar

“Ditët e paqes kanë marrë fund” Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë për këtë qytet: Vija e kuqe është kaluar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

nga Fast News
11:52 | 20/09/2025
0

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

nga Fast News
11:48 | 20/09/2025
0

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

nga Fast News
11:14 | 20/09/2025
0

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

nga Fast News
11:05 | 20/09/2025
0

Recent News

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

11:52 | 20/09/2025
S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

11:48 | 20/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar