• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Faleminderit Shqipëri” Ambasada e SHBA reagon për mbërritjen e afganëve në vendin tonë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Faleminderit Shqipëri” Ambasada e SHBA reagon për mbërritjen e afganëve në vendin tonë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë me një mesazh pas ardhjes së grupit të parë të afganëve në vendin tonë.

Institucioni diplomatic falenderon Shqipërinë për mikpritjen, ndërsa shton se në kohë të tilla nuk kemi kombësi, fe, ngjyrë apo raca.

Gjithashtu ambasada shprehet mirënjohëse për bujarinë dhe mikpritjen e njerëzve.

“Grupi i parë i qytetarëve afganë të cilët mbërritën mbrëmë në Tiranë, janë më shumë sesa njerëz të evakuuar. Ata janë jetë njerëzore të shpëtuara nga mundësia e pasojave tragjike. Ata janë gra, burra dhe fëmijë të cilëve u është ofruar diçka që ne e marrim të mirëqënë, një jetë. Mundësia për të jetuar dhe për të pasur një të ardhme. Dhe për këtë, ne si Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Shtetet e Bashkuara, jemi mirënjohës për bujarinë dhe mikpritjen e pamasë të Shqipërisë dhe njerëzve të saj. Në kohë të tilla, ne nuk kemi kombësi, fe, ngjyra apo raca. Ne jemi qënie njerëzore që u shtrijmë dorën në ndihmë qënieve njerëzore si ne. Faleminderit Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, ambasada ka njoftuar se sot është ulur në gjysmë shtizë flamuri amerikan, në nder të viktimave që humbën jetën nga sulmi terrorist në Kabul.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Sot, flamuri në Ambasadë është i ulur në gjysëm shtizë, teksa vajtojmë amerikanët e ekipit të shërbimit, të cilët humbën jetët e tyre në sulmin e tmerrshëm terrorist në Kabul, ndërsa me vetëmohim përpiqeshin të shpëtonin jetët e të tjerëve. Ne vajtojmë edhe për afganët, përfshirë fëmijët e vegjël, të cilët humbën jetën apo u plagosën në këtë sulm mizor. Zemrat tona ndiejnë dhimbje për jetët e heronjve tanë, të humbura në shërbim të lirisë dhe në shërbim të Amerikës, dhe për jetët e qytetarëve afganë, të humbura në kërkim të sigurisë dhe një të ardhmeje për të cilën të gjithë kemi të drejtë. Prandaj sot zemrat tona janë të mbushura me hidhërim, por ato janë të mbushura edhe me mirënjohje”.

Pas

Çfarë do të thotë të shohësh ëndërr sikur të bien dhëmbët

Para

“Lajm i trishtë” Ndarja parakohe nga jeta e artistit të madh shqiptar, vjen mesazhi nga Meta

Para
“Lajm i trishtë” Ndarja parakohe nga jeta e artistit të madh shqiptar, vjen mesazhi nga Meta

“Lajm i trishtë” Ndarja parakohe nga jeta e artistit të madh shqiptar, vjen mesazhi nga Meta

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Energjia nga lumi, tek dielli dhe era

Energjia nga lumi, tek dielli dhe era

nga Fast News
18:22 | 16/01/2026
0

Qeveria pranon problemin me sigurinë ushqimore, i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet e anëtarësimit

Qeveria pranon problemin me sigurinë ushqimore, i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet e anëtarësimit

nga Fast News
18:14 | 16/01/2026
0

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

nga Fast News
10:00 | 16/01/2026
0

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

nga Fast News
09:30 | 16/01/2026
0

Recent News

Energjia nga lumi, tek dielli dhe era

Energjia nga lumi, tek dielli dhe era

18:22 | 16/01/2026
Qeveria pranon problemin me sigurinë ushqimore, i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet e anëtarësimit

Qeveria pranon problemin me sigurinë ushqimore, i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet e anëtarësimit

18:14 | 16/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar