Një sasi prej rreth 1 ton kokainë është sekuestruar në një kontejner me banane, në Malin e Zi.
Droga ishte fshehur në një dërgesë me banane, ndërkohë që në pranga kanë rënë dy persona.
Në lidhje me drogën e kapur, ka reaguar përmes një mesazhi në Tëitter edhe zëvendëskryeministri malazez, me origjinë Dritan Abazoviç.
“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi Abazoviç.
Mediat bëjnë me dije se kjo është sasia më e madhe e drogës, e kapur ndonjëherë në këtë shtet.