Një 27 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Has.
I riu ka kanosur prindërit e tij me sëpatë duke i kërcënuar se do i vrasë.
Ndërhyrja në kohë e uniformave blu, ka bërë që të parandalohet tragjedia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Krumë, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë prindërit e tij, në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë.