Sipas INSTAT, qarku i Kukësit ka pësuar rënie të madhe të lindshmërisë në rang vendi duke shkuar deri më -28% për katër vitet e fundit.
Rënie të fuqishme të lindshmërisë kanë pësuar dhe qarku I Fierit (-27%), Vlora me (-26%) dhe Berati po me (-26%) gjatë periudhës 2017-2021.
Të dhënat tregojnë se, qarqet më rënien më të madhe të lindjes kanë edhe shifra të larta të zhvendosjes së popullsisë si brenda dhe jashtë vendit.
Vala e azilkërkuesve që nisi në vitin 2005 goditi më së shumti qarkun e Kukësit, ku më mijëra persona u larguan kryesisht drejt Gjermanisë duke zbrazur lagje të tëra. “Boshatisja” e qytetit e ka ndikuar negativisht edhe zhvillimin ekonomik të këtij qarku, i cili është i vetmi që ka shënuar rënie ekonomike gjatë kësaj dekade teksa të tjerët janë rritur.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Kukës kanë lindur 534 foshnja, nga 722 në 6-mujorin e parë 2017. Lindjet kanë shënuar rënie dyshifrore në të gjitha qarqet e vendit në katër vitet e fundit, por fenomeni ka qenë më i lartë në qarqet që kishin normë të lartë të ikjes së popullsisë.
Shqipëria është duke përjetuar zhvillime alarmante në humbjen e popullsisë, për shkak të emigracionit të lartë, i cili ka një efekt negativ të dyfishtë pasi pengon rritjen e popullsisë në të ardhmen nëpërmjet rënies së lindjeve. Edhe pas tri dekadash nga ndryshimi i sistemit, flukset emigratore janë të larta, duke e vënë perspektivën e zhvillimit të vendit në një rrugë pa krye.
Rezultatet që dolën nga anketa e madhe e emigracionit që zhvilloi INSTAT, në bashkëpunim me donatorët në rreth 20 mijë familje (prill-korrik 2019) treguan se janë larguar nga vendi mbi 360 mijë persona, ose 13% e popullsisë banuese në vitin 2011. Anketa ka zbuluar një fakt të frikshëm në dekadën e kaluar, pasi fenomeni është zgjeruar në emigrimin e së gjithë familjes. Gjatë 10-vjeçarit të fundit janë larguar nga vendi 6,6% e familjeve, gjithsej 49,500 të tilla, ndërsa në vitet 2001-2011 ishin larguar 4.4% e njësive familjare.
Në totalin e familjeve të larguara jashtë, numrin më të madh e ka Tirana, ku raportohet se janë larguar 10,3% e totalit të qarkut, ndërsa qarqet me humbjet më të mëdha të popullsisë janë Kukësi dhe Tropoja në Veri, Durrësi dhe Elbasani në qendër dhe Fieri në Jug.
INSTAT ka rishikuar me ulje me 0.65 pikë përqindje ecurinë ekonomike të vendit gjatë vitit 2020, kur goditja e pandemisë e çoi vendin në recesionin më të keq që nga viti 1997.
Sipas tabelave të reja të prodhimit të brendshëm Bruto (PBB), sipas metodës së prodhimit, të publikuara nga INSTAT, ekonomia u tkurr me 3.96% gjatë vitit 2020, duke iu afruar parashikimit fillestar të qeverisë prej -5%. Më herët në publikimin fillestar të INSTAT, rënia ishte vlerësuar në -3.31%.
Sektori që është goditur më rëndë është ai i “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që u tkurr me bazë vjetore me gati 12.3%. Ky sektor ishte në territor negative përgjatë të gjithë tremujorëve, ku më i rëndi ishte ai i dyti, që përkon me periudhën e karantinës. Në prill-qershor 2020, kur pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, tregtia, transportet e shërbimet ranë me gati 27%.
Pas tij, pasojat më të rënda i ndjeu “Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit”, me një tkurrje prej 7%.
“Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse”u tkurrën gjithashtu fort, me -9.6%, të ndjekura nga “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit”, me -4.4%.
“Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale” shënoi një rritje prej 2.4%, e ndikuar nga masat mbështetëse të ndërmarra nga qeveria gjatë periudhës së izolimit për bizneset e individët dhe shpenzimet e shtuara shëndetësore.
Bujqësia arriti t’í rezistonte rënies, duke shënuar një rritje minimale prej 0.3%.
Ndërtimi dhe sidomos pasuritë e paluajtshme nuk deshën tía dinë për krizën pandemike, ndryshe nga gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë reale, duke neutralizuar disi rënien e fortë të aktiviteteve të tjera. Ndërtimi shënoi një rritje prej 1.88%, pas përmirësimit të fortë në gjysmën e dytë të vitit’, i ndikuar dhe nga rindërtimi pas tërmetit.
Ndërsa “Aktivitetet e pasurive të paluajtshme” u rritën ndjeshëm me 7% në raport me vitin e mëparshëm, duke shënuar ecurinë m ëtë mirë në të paktën tre vitet e fundit, i fryrë nga flukset informale të hyrjes së valutës në vend.
Një vit më parë, ky sektor ishte rritur me 4.6%, ndërsa në 2018-n ra me 0.07%. Këtë vit, ekonomia po rikuperohet me shpejtësi, e ndihmuar dhe nga heqja e masave kufizuese. Sipas INSTAT në tremujorin e parë 2021 rritja ishte 5.3%.
Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që prodhimi i brendshëm bruto të arrijë nivelet e parakrizës që këtë vit, gjithnjë nëse nuk do të ketë supriza në përkeqësimin e valës pandemike./Monitor