Gruaja e Petrit Arapit që u arrestua këtë të shtunë pasi akuzohet se ka përdhunuar 20-vjeçaren me aftësi të kufizuara ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë. Në një prononcim për mediat, ajo thotë se policia i ka thënë që e kanë marrë për shkak të parcelës me drogë që kanë zbuluar, që sipas saj nuk ka të bëjë aspak me burrin e saj. Ajo shton më tej se në momentin që policia i ndaloi të shoqin, iu bë me dije se e kanë marrë në komisariat për drogë.
“Atë e kanë marrë kot. Nuk dimë gjë për 20 vjeçaren. Kjo është shtëpia e jonë. Ne jemi vetëm këtu, s’kemi njeri. Unë tashi s’di gjë. Ma mori burrin dje policia, kanë mbjellë drogë aty lart. Ma morën e futën brenda. Kaq di unë. Unë nuk e di për çfarë është akuzuar. Unë thashe kanë ardhur i kanë hedhur drogën dhe ja kanë ngecur burrit tim. Policia kshu na tha. Nuk e di pse ma kanë marrë burrin, e mbjellin të tjerët drogën dhe marrin këtë. Moj ça thua ti moj eee. Për atë punë moj? A je në terezi ti a jo? Ça po thonë kështu këta moj. O ça po thotë kjo kshure. Nuk di gjë unë xhanëm për këto punë. Policia ka ardhur 3-4 herë dhe ka thënë drogë, drogë drogë. Ça po më thua kshu me”, tha gruaja.
Vajza e saj u tregua shumë më e rezervuar se e ëma dhe nuk pranoi të fliste për kamerat.
Petrit Arapi do të akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.