• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Fundi i një epoke! Messi NUK rinovon kontratën me Barcelonën

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Fundi i një epoke! Messi NUK rinovon kontratën me Barcelonën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Lionel Messi nuk do të jetë më një lojtar i Barcelonës. Pas 18 vitesh, argjentinasi largohet nga klubi që e bëri të njohur në mbarë botën, duke shkaktuar surprizën më të madhe të kësaj merkatoje vere, pikërisht atëherë kur mendohej se palët do të gjenin marrëveshjen për rinovimin. Zërat që qarkulluan këtë të enjte se palët kishin një ngërç mes tyre, u konfirmuan në orët e mbrëmjes me komunikatën e klubit katalanas, që zyrtaroi vetë largimin e 6 herë fituesit të Topit të Artë.

“Pavarësisht se kishte një marrëveshje mes Barcelonës dhe Leo Messit për firmosjen e kontratës së re, ajo nuk u zyrtarizuar për shkak të pengesave strukturore dhe ekonomike të klubit. Barça kërkon të falënderojë me gjithë zemër lojtarin për kontributin e dhënë në rritjen e emblemës së klubit dhe i uron atij më të mirat në jetën dhe karrierën e tij”.

Qëndrimi i Mesit te Barcelona u trondit që një vit më pare, kur lojtari ishte shumë pranë largimit, por në fund palët, pavarësisht dëshirave, zyrtarizuan vazhdimin dhe për një tjetër vit, por këtë herë nuk pati më kthim pas me dashurinë më të bukur të futbollit modern që erdhi në fund. Messi te Barcelona fitoi gjithçka, nga 6 Topa të Artë, 4 Champions League, 3 Superkupa Europe, 3 Botërorë për klube dhe 10 tituj kampion në La Liga, duke qenë simboli i një skuadre që dominoi për një dekadë me radhë futbollin botëror.

Me shumë mundësi, Messi mund të transferohet tani te PSG, teksa zërat për një kalim të mundshëm të tij në “Parc des Princes” nuk kanë munguar, me francezët që mund të jenë të vetmit që mund të plotësojnë dhe kërkesat ekonomike të argjentinasit, ndërsa nuk mungojnë zërat se të njëjtën rrugë mund të ndjekë dhe Cristiano Ronaldo pas pak ditësh./supersport

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Zjarret nuk kursejnë asgjë! Pamjet e masakrës nga Siçilia, kafshët ngordhin në kullota

Para

Fier/ Gjendet i pa jetë 67-vjeçari, ishte shpallur në kërkim

Para
Nuk zbatuan masat ndaj pandemisë, procedohet pronari i lokalit në Fier

Fier/ Gjendet i pa jetë 67-vjeçari, ishte shpallur në kërkim

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bota e mediave në prag të një përmbysjeje nga AI?!

Bota e mediave në prag të një përmbysjeje nga AI?!

nga Fast News
11:37 | 17/01/2026
0

Tatimet nisin kontrollet në terren për pagat tek ndërtim

Tatimet nisin kontrollet në terren për pagat tek ndërtim

nga Fast News
11:17 | 17/01/2026
0

Energjia nga lumi, tek dielli dhe era

Energjia nga lumi, tek dielli dhe era

nga Fast News
18:22 | 16/01/2026
0

Qeveria pranon problemin me sigurinë ushqimore, i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet e anëtarësimit

Qeveria pranon problemin me sigurinë ushqimore, i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet e anëtarësimit

nga Fast News
18:14 | 16/01/2026
0

Recent News

Bota e mediave në prag të një përmbysjeje nga AI?!

Bota e mediave në prag të një përmbysjeje nga AI?!

11:37 | 17/01/2026
Tatimet nisin kontrollet në terren për pagat tek ndërtim

Tatimet nisin kontrollet në terren për pagat tek ndërtim

11:17 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar