Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur ndër të tjera sot nga gazetarët në konferencë dhe për qendrimin e kreut të PD Lulzim Basha, pas ultimatumit të ambasadores amerikane Yuri Kim.
Sipas Berishës, Kim është unike se pasi ka lëvduar të nesërmen një masakër zgjedhore, duke iu referuar 25 prillit, vendos se kush do të hyjë në parlament e kush jo.
Gjithashtu ai është ndalur dhe te deklaratat e kryediplomates, e cila pas takimit me Bashën tha, “Do të ishte ironi historike, “nëse partia do duhet të hante bar për një deputet të saj”, dhe këtu fjala është sigurisht për ish-kryeministrin Berisha i cili është shpallur non grata nga Departamenti amerikan i shtetit”.
Sipas Berishës, Basha ka treguar transparencë nga ambasadorja amerikane dhe asgjë më shumë.
“Së pari do më lejoni të shpreh mendimin tim se ambsadorja Kim është unike në botë si ambsadore që pasi ka lavdërura të nesërmen një masakër zgjedhore kërkon ti diktojë këtij vendi se kush duhet e kush nuk duhet të fiutet në parlament.
Ajo është njeri i shkolluar mirë dhe ka lexuar. Në politikë lexohet.
Shqiptarë kanë ngrënë bar dhe kanë vdekur nga bari, kanë ngrënë mish të ngordhur dha kanë vdekur.
Diktatori dhe bari janë të lidhur dhe gjithçka po bëhet që shqiptarët të mos hanë bar. Unë nuk po ofroj bar po ofroj transparencë ndaj dhe në këtë kontekst qëndrimi im nuk ka të bëjë. Nuk mbrohet Sali Berisha nga sovraniteti dhe Kushtetuta por Sali Berisha nuk pranon që nën diktat të shkelet”, është shprehur Berisha.