• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

ILO: Pensionet e pleqërisë, mjeti kryesor për uljen e varfërisë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
ILO: Pensionet e pleqërisë, mjeti kryesor për uljen e varfërisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga programet e mbrojtjes sociale që qeveria shqiptare përdor për të mbështetur shtresat më të varfra të shoqërisë, skema e pensioneve është më efikasja. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) publikoi së fundmi një studim, nëpërmjet të cilit sugjeron se si mund të rritet efikasiteti i fondeve publike për të ulur varfërinë. Skema e pensioneve, nëpërmjet rritjes së tyre, rezultoi si mjeti më efikas.

Duke studiuar fenomenin e varfërisë nga grupet moshore ILO vëren se, një pjesë e madhe e përfituesve të transfertave sociale (pensioneve dhe skemave të tjera të ndihmës financiare) janë të moshuar. Duke qenë se Shqipëria është përfshirë në një proces të shpejtë të plakjeje, ku popullsia mbi 65 vjeç pritet të arrijë në mbi 25% të popullsisë totale deri më 2050, sistemi i pensioneve pritet të luajë rol gjithnjë e më të rëndësishëm në uljen e varfërisë, në veçanti tek të moshuarit.

ILO raportoi se në vitin 2019, në Shqipëri përfituan pension të pleqërisë 729,816 persona, por ky numër do të rritet me tej. Nga ana tjetër masa e pensionit është shumë poshtë pagës mesatare në vend, çka e ekspozon popullsinë e vjetër në moshë ndaj fenomenit të varfërisë.

Numri i popullsisë që trajtohet me pension është më i lartë se personave që trajtohen me ndihmë ekonomike. Numri i vlerësuar i anëtarëve të familjeve që marrin ndihmë ekonomike është 8.0% e popullsisë më 2019, raporton ILO. Ky nivel është shumë më i ulët se përqindja e popullsisë që i ka të ardhurat nën 40% të mesatares kombëtare.

Organizata Ndërkombëtare e Punës sheh si mjet efikas për reduktimin e varfërisë përmirësimin e pagesës së pensioneve. Përmirësimi do të mund të arrihet duke marrë një seri masash që përfshijnë një reformë në tregun e punës, sidomos në drejtim të uljes së informalitetit.

Së pari, popullsia në moshë pune duhet të nxitet të punojë. Shqipëria duhet të ulë përqindjen e popullsisë joaktive, e cila po vjen në rritje pas pandemisë. Së dyti, duhet të ulet urgjentisht informaliteti alarmant në tregun e punës. Një studim në formën e anketës të realizuar nga ILO ka gjetur se, në tregtisë me pakicë, informaliteti arrin edhe në 80% dhe kamuflohet si punë pa pagesë në biznesin e familjes.

Gjithashtu ILO sugjeron aplikimin e një skeme nga qeveria shqiptare që të ndalojë nënraportimin në fushën e pagave. Më shumë se 34% e të punësuarve paguajnë sigurime me pagë minimale, ndërkohë që në realitet, pagesat janë më të larta. Në Shqipëri, aplikohet gjerësisht paga e zarfit për të shmangur taksat. Ekspertët gjithashtu sugjeruan masa të tjera fiskale në rritjen të ardhurave për skemën e pensioneve dhe disa mënyra të reja të administrimit të burimeve financiare që rrisin të ardhurat për pensionistët./Monitor/

Pas

Presidenti thirrje urgjente Peleshit dhe Çuçit/ Çfarë po ndodh midis tyre?

Para

Zjarri në Gjirokastër! Asfiksohet një ushtar, dërgohet me urgjencë në spital

Para
Zjarri në Gjirokastër! Asfiksohet një ushtar, dërgohet me urgjencë në spital

Zjarri në Gjirokastër! Asfiksohet një ushtar, dërgohet me urgjencë në spital

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar