Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme dy persona që ishin shpallur në kërkim vepra penale të ndryshme.
Shtetasi i parë është 48-vjecari Dedë Tonaj, pasi Gjykata e Shkodrës e ka dënuar në vitin 2018 me 2 vjet e 8 muaj burg për shpërdorim detyre, si dhe i ka hequr të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë kohe prej 5 vitesh.
Tonaj ka qenë kryetar komune në Shalës dhe akuzohet se në vitin 2008 në bashkëpunim me ish vartësit e tij bashkëpunim me ish vartësit e tij dhe kanë bërë pronarë një numër personash, mes të cilëve edhe të afërm të tyre si dhe persona që nuk janë banorë të zonës turistike të Thethit.
Ndërsa i arrestuari tjetër është një 36-vjecar me iniciale Z.M, pasi është dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Dhunë në familje.”
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim
Kapen dhe ndalohen dy persona të shpallur në kërkim.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim D. T. 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr.1094, datë 19.12.2017, e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Shperdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal.
Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Z. M., 36 vjeç, banues në Lagjen Skenderbeg, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë, nr. 124 datë 07.02.2019, e ka denuar me 1 vit burg për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.