Krijohet një test frymëmarrje për të zbuluar C OVID19 që jep rezultate të sakta brenda një minute.
Shteti që ka arritur të realizojë një shpikje të tillë është Singapori.
Ai funksionon si një test standard i aparatit të frymëmarrjes që policia mund të përdorë për të parë nëse një shofer është i dehur.
Kështu, Singapori do të kontrollojë udhëtarët e ardhur nga Malajzia në pikën e kontrollit Tuas në anën perëndimore të ishullit. Kushdo që rezulton pozitiv në testin e frymëmarrjes do të shqyrtohet në një provë konfirmuese PCR.
Singapori aktualisht skanon aplikantët me analiza të shpejta antigjeni, të cilat do të vazhdonin së bashku me aparatet e marrjes së ajrit.
Testet e sakta me shpejtësi mund të jenë thelbësore për të ndihmuar zhbllokimin e një sektori udhëtimesh që është ngadalësuar gjatë pandemisë.