Të shtëna me armë zjarri gjatë natës që sapo lamë pas.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Prezës, pak kilometra larg Tiranës.
Mësohet se është qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit me iniciale B.S.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.
Policia ka mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët.
Ndërkohë dhe familjarët po merren në pyetje për të parë nëse kanë konflikte të mëparshme.
“Tiranë/Informacion paraprak
Gjatë natës, në Prezë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit N.S, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.”, bën me dije policia.