• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Zhvishu shpejt” Zbardhet dëshmia tronditëse e 15 vjeçares nga Rrësheni: Kryen marrëdhënie duke më shantazhuar

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Zhvishu shpejt” Zbardhet dëshmia tronditëse e 15 vjeçares nga Rrësheni: Kryen marrëdhënie duke më shantazhuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zbulohet rrëfimi tronditës, që vajza e mitur 15-vjeçare ka treguar për abuzimin seksual, para oficerëve të Policisë së Lezhës.

Vajza ka hedhur dritë mbi atë çfarë ka ndodhur në fshatin Tarazh të Mirditës, ku vajza e mitur është dhunuar seksualisht, psikologjikisht dhe shantazhuar në mënyrë të vazhdueshme me video intime nga 5 persona.





Vajza e identifikuar me inicialet E.N, është marë disa herë në pyetje, ku ka treguar me detaje të gjithë kalvarin e abuzimit seksual qe ka kaluar nga periudha e Janarit deri në Mars 2021.

Në prani të nënës, babait dhe një psikologeje, vajza ka treguar gjithçka.

Sipas një dokumenti të siguruar nga gazetari Elton Qyno thuhet se, “…intervistimi i të miturës ka filluar në orën 21:00, nisur nga situata tepër delikate, përfshirjes së disa personave mes tyre dhe një mik i familjes së vajzës dhe për të shmangur konfliktet mes familjeve është realizuar në orët pak të vona, me konsensusin e vajzës dhe të familjes së saj…”.

Në dokument jepen detaje tronditëse, të cilat për etikë nuk mund ti publikojmë. Sipas rrëfimit të vajzës së mitur e gjithë ngjarja ka ndodhur në muajit Janar-Shkurt të vitit 2021, pas njohjes së saj me një shtetas më të madh në moshë,i cili e ngacmonte dhe e ndiqte vazhdimisht jashtë ambjenteve të shkollës,duke i folur dhe pas komunikimit kishin filluar të takoheshin.

Abuzimi nga Artan Kaçori

Personi i identifikuar nga vajza e mitur është pikërisht Artan Kaçori, i cili është njeriu që e ka takuar për herë të parë vajzën. “…Artan Kaçori, më ka dhënë një aparat telefoni celular së bashku me një kartë SIM të rimbushur. Këtë numër të kartës SIM që më ka dorëzuar mua, ai e ka rregjistruar në telefonin e tij, dhe më ka thënë që me këtë telefon do vazhdojmë komunikimet së bashku në ditët në vijim. Ai ka vijuar komunikimet me mua, nëpërmjet telefonit duke ma rrimbushur vazhdimisht telefonin. Për shkak se telefoni im rimbushej gjithmonë unë flisja dhe bisedoja në telefon dhe me persona të tjerë…”-ka rëfyer vajza. Më tej kjo e fundit tregon në dëshminë e saj, se për Artan Kaçorin, ka pasur thjesht një pëlqim dhe se kishte dalë me të pas këmbënguljes së vazhdueshme nga ana e tij. “…në daljen e parë, Artani më mori nga shkolla në makinën e tij…ishte një makinë e bardhë… dhe i kishte thënë të ulej në sediljen e pasme, pasi ishte e vogël në moshë dhe mund ti hapeshin probleme.Kemi shkuar në një zonë si pyll dhe Artani, ka filluar të më komplimentojë dhe të më puthë gjithandej nëpër trup. Pastaj ka dalë në sediljen e pasme të makinës dhe më ka kërkuar të kryenim marëdhënie. E gjithë kjo situatë ka zgjatur nga ora 08:00 deri në orën 12:00. Unë i kam thënë që nuk dua dhe ta linte një ditë tjetër, pasi kisha shumë frikë. Por ai më ka thënë që do e bënte se s’bën se ndryshe do më dilnin punë me të. Më ka zhveshur dhe ka kryer marëdhënie seksuale me mua…”. Vajza ka treguar se pas aktit Artani, ka filluar ta tallë. Pas ngjarjes së parë, vajza dhe Artan Kaçori kanë vijuar të flasin në telefon dhe vajza ka shpjeguar se kishte nevojë ta takonte dhe të flisnin për çfarë kishte ndodhur. Por Artani një ditë kur ajo nuk kishte prindërit në shtëpi, e kishte marë në telefon duke i kërkuar takim dhe uke i thënë: “…do më takosh se prindërit kanë shkuar në Lezhë dhe jë vetëm…”. “…Unë kam zbritur nga shtëpia, ku mbrapa ndërtesës time më priste Artani. Ai ka filluar sërisht duke më bërë presion e duke më thë zhvishu shpejt. Ka filluar të më zhveshë pa dëshirën time dhe ka kryer marëdhënie seksuale…”-ka rëfyer vajza e mitur.

Abuzimi nga Nik Marku

Vazhdimisht në telefon dhe në takime, Artani i fliste të miturës për shokët e tij, më së shumti për Nik Lleshin që e mitura e identifikonte si Nik Marku, duke e pyetur a e njihte dhe a e kishte takuar Nikën. “…një ditë rreth fundit të muajit Mars dhe fillimisht të muajit Prill, më ka telefonuar shtetasi Nik Marku dhe më ka thënë se duhej të takoheshim dhe nëse nuk pranonte ai do i tregonte të gjithëve se kishte ishte E.. dhe se kishte një video të saj dhe do ta publikonte duke ia treguar të gjithëve. Unë nuk e dija për çfarë video bëhej fjalë, por kam dyshuar dhe kisha frikë se Artani më ka bërë ndonjë video.Unë e kam takuar Nikën, gjatë pushimit të madh në shkollë. Ai kishte ardhur jashtë shkollës me makinë dhe më ka marë, duke më çuar në një banesë të braktisur. Aty më ka bërë presion dhe me forcë ka kryer marëdhënie seksuale me mua. Kemi qëndruar rreth 20 minuta dhe më pas Nika më ka dhënë një Bravo të hapur me një pip, ku pasi e kishte përzier mirë, më ka thënë ta pija. Unë e kam pirë dhe më pas ka ndjerë dhimbje koke dhe isha ndjerë pak çuditshëm. Të njëjtën pije me ka ofruar dhe Artani, pas takimit me të. Gjithsej Nikë Lleshin e kam takuar tre herë, dy herë në banesën e braktisur dhe një herë tjetër në një zonë afër shkollës, pas një muri.

Vijimi i përdhunimit

Të njëjtën taktikë të shantazhimit dhe kërcënimit me video kanë përdorur edhe të arrestuarit e tjetër Albert Molla dhe Ermal Tarazhi për abuzimin seksual me vajzën e mitur.

“ Ermali, më ka marrë jashtë shkollës me makinë dhe kemi shkuar në fshatin …… Aty më ka shantazhuar me videon intime dhe pa dëshirën time dhe nga frika jam detyruar të kryer marrëdhënie seksuale.”

E gjendur në grackë dhe e tronditur psikologjikisht vajza është bërë viktimë e këtij abuzimi sa herë që ata kërkonin.

Personi i fundit i cili ka nisur të abuzonte seksualisht me të miturën, nën kërcënimin e videos ka qenë nipi i Artan Kaçorrit 17 vjeçari A.Gj.

Në mes të muajit maj, vajza e ka kuptuar se kishte rënë në një grackë që nuk mund të dilte më dhe ka vendosur tia tregonte nënës së saj.

Me këtë histori është njohur dhe babai i vajzës, të cilët pasditen e 17 Majit 2021 janë paraqitur në ambjentet e komisariatit të Rrëshenit duke depozituar kallëzim penal për Artan Kaçorrin, Albert Molla, Ermal Tarazhin, Nike Lleshin dhe Adrijan Gjinkolaj, të cilët më pas janë arrestuar nga policia e Lezhës.

Pas

Çfarë po ndodh në Tiranë? Yuri Kim, Meta dhe Rama bëhen bashkë në sheshin “Nënë Tereza” (VIDEO)

Para

“Unë e di se kush jam” U rendit e 21-ta në finale, reagon për herë të parë Anxhela Peristeri

Para
“Unë e di se kush jam” U rendit e 21-ta në finale, reagon për herë të parë Anxhela Peristeri

“Unë e di se kush jam” U rendit e 21-ta në finale, reagon për herë të parë Anxhela Peristeri

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar