• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

U gjykua për lidhjen e dashurisë/ Aktorja e njohur shqiptare surprizohet nga i dashuri 19 vite më i ri

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
U gjykua për lidhjen  e dashurisë/ Aktorja e njohur shqiptare surprizohet nga i dashuri 19 vite më i ri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Historia që u trajtua mbrëmjen e djeshme në programin “Dua të të bëj të lumtur”, ishte një histori dashurie tepër e madhe e cila ka thyer çdo barrierë, çdo sfidë, çdo paragjykim dhe tabu që ka pasur shoqëria shqiptare ndër vite. Bëhet fjalë për historinë e dashurisë së aktores tepër të njohur nga Kosova, Adriana Matoshi me futbollistin 21-vjeçar, Keith Groeneveld.

Adriana është një emër tepër i njohur për publikun shqiptar, pasi ka fituar një sërë çmimesh për rolet që ka interpretuar gjatë karrierës së saj artistike. Gjithashtu së fundmi ajo është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës, por lidhja e saj me Keith ka qenë gjithmonë një ndër temat më të përfolura në media.

Mbrëmjen e djeshme në programin “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur i dashuri i Adrianës, Keith i cili kishte vendosur që ta surprizonte atë në një mënyrë tepër të veçantë. Keith në studio rrëfeu momentin kur ishte njohur për herë të parë me Adrianën duke thënë: E kam njohur tek lokali i saj dhe nga dikush aty mësova se si flirtonin çunat shqiptarë. I’u afrova aty afër dhe i thashë: “Ej pjeshk, ti shumë e bukur! Marshallah!”.

Gjithashtu Keith tregoi se për Adrianën ka qenë tepër e vështirë që të përballet me sulmet e vazhdueshme që i bëjnë asaj në rrjetet sociale për lidhjen që ka. Prandaj për këtë arsye ai kishte zgjedhur që t’i bënte një surprizë që të mos e harronte kurrë. “Më ke munguar tepër dhe të dua shumë. Ti e meriton që të jesh e lumtur, sepse ti je një femër tepër e veçantë dhe dëshiroja që të të surprizoja në këtë mënyrë tepër të veçantë!”,- ishte mesazhi i Keith për Adrianën.

Nga ana tjetër e studios, Adriana u surprizua tepër kur zbuloi që ftesën ia kishte bërë Keith. Ajo u shpreh se mendonte që Keith ishte akoma në Belgjikë dhe se nuk e kishte menduar kurrë që kjo surprizë kaq e veçantë do të ishte nga ai. “Për mua Keith është një bekim nga Zoti. Ai ka ardhur në jetën time pa planifikim dhe më ka bërë tepër të lumtur, jo se nuk isha e lumtur!”,  u shpreh Adriana.

Gjatë bisedës në studio, Keith dhe Adriana rrëfyen momentin e parë kur ai ishte njohur me prindërit dhe fëmijët e Adrianës duke thënë: Fëmijët e mi kanë qenë tepër mbështetje e madhe për lidhjen që kam me Keith. Është njohur me prindërit e mi të cilët e pëlqyen tepër e më pas më fëmijët me të cilët shkon shumë mirë.

Gjithashtu Adriana rrëfeu vështirësitë me të cilat është përballur kur prezantoi lidhjen e saj të re. “Nuk e kam pritur kurrë që njerëzit të jenë kaq shumë racist. Në momentin kur u zbulua që kam një lidhje me Keith kam marrë mesazhe ofenduese, vazhdoj akoma të marr komente negative e të tilla mesazhe të them të drejtën. Por në atë kohë, gjithashtu sapo fitova një ndër çmimet më të mëdha në karrierën time dhe komentet herë ishin ofenduese herë ishin komplimentuese”, shtoi Adriana.

Në fund, Keith kishte përgatitur disa surpriza tepër të veçanta për Adrianën, ku një ndër to ishte rikrijimi i takimit të parë midis tyre dhe dedikimi i një kënge që ai e këndoi live vetëm për të.

Top Channel

Pas

E rëndë/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dalin dyshimet e para

Para

Ndodh për herë të parë/ Britania e Madhe merr ‘goditjen’ e fortë në ‘Eurovision’, nuk e priste aspak

Para
Ndodh për herë të parë/ Britania e Madhe merr ‘goditjen’ e fortë në ‘Eurovision’, nuk e priste aspak

Ndodh për herë të parë/ Britania e Madhe merr ‘goditjen’ e fortë në ‘Eurovision’, nuk e priste aspak

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

nga Fast News
12:30 | 16/11/2025
0

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

nga Fast News
11:55 | 16/11/2025
0

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

nga Fast News
11:29 | 16/11/2025
0

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

Recent News

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

12:30 | 16/11/2025
Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

11:55 | 16/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar