Tirana nuk ia ka dalë që të fitojë në shtëpi me Kastriotin në ndeshjen vendimtare për fatin e ekipit që bie nga kategoria. Sfida e zhvilluar në “Selman Stërmasi” është mbyllur në shifrat 0-0, me të dyja ekipet që u kujdesën më shumë që të mos pësonin se sa të shënonin.
Tirana dhe Kastrioti mbeten në të njëjtat pozita, me dy pikë diferencë. Por për Tiranën përpara janë dy ndeshje shumë të forta, në transfertë me Laçin dhe më pas pret Flamurtarin në shtëpi. Ndërsa krutanët luajnë me Teutën javën që vjen.
Në ndeshjet e tjera Flamurtari fitoi me Laçin, Kukësi u mund nga Skënderbeu dhe Teuta fitoi me kampionët e Partizanit.