• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Kulmi i kulmit që s’duhet toleruar” Rama ultimatum efektivëve: Të nisë tani aksioni nga Velipoja në Sarandë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Kulmi i kulmit që s’duhet toleruar” Rama ultimatum efektivëve: Të nisë tani aksioni nga Velipoja në Sarandë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Gjatë bashkëbisedimit të sotëm kryeministri Edi Rama nuk i kurseu lëvdatat për Policinë e Shtetit përsa i përket luftës kundër kultivimit të kanabisit në vend.

Por nga ana tjetër ai gjithashtu pati kritika në lidhje me ndërtimet pa leje dhe kërkoi të njëjtin rezultat dhe në paligjshmëritë e kësaj fushe, kryesisht në bregdet.

“Kjo është policia e shtetit që e shfarosi fenomenin e kultivimit masiv të kanabisit, nuk është një polici që erdhi nga hëna. Është kjo polici. Atëherë pse nuk u bënka e njëjta gjë me një aktivitet që është shumë më i lexueshëm. Bëhet fjalë për ndërtime në rërë, në sytë e të gjithëve, dhe pse u bëka për një fshatar në majë të malit dhe jo për ata që ndërtojnë në buzë të detit.

Patjetër që në këtë proces, policia e shtetit ka përgjegjësinë kryesore, por nuk është e vetmja që duhet të marrë të gjithë përgjegjësinë sepse duhet harmonizuar gjithë inst. e tjera. Ama nëse e merr përgjegjësinë e plotë, edhe institucione të tjera do jenë të pamundësuara për të mbyllur sytë. Lejet e ndërtimit duhet dhe do  t’i vihen në dispozicion policisë së shtetit, për të parë se cfarë aktiviteti është i lejuar në zonë.

Nuk e di ca përgjigje ka drejtori i Shkodrës për Velipojën psh. po mjafton të shohësh Velipojën, rërën bregun. E c’vlerë ka t’i shkohet njërin në Kallmet për një havlli. Nuk mund të lejohet të shfrytëzohet asnjë milimetër” u shpreh Rama, ndërsa shprehu besimin e tij ndaj policisë se mund të ndryshojë në një kohë të shkurtër qasjen ndaj ndërtimeve të paligjshme.

“Kam besim se kjo polici shteti mund ta transformojë në një periudhë të shkurtër qasjen e krejt shtetit ndaj territorit, dhe mund të bëhet forca e domosdoshme e influencës pozitive me të gjitha strukturat e  tjera. Duke nisur nga IKMT, e cila ka përballuar një volum të madh pune, po s’duhet të qëndrojë në territor. IKMT duhet të reagojë në kohë reale mbi bazë të ankesave të policisë së shteti. Flagrancën e ka Policia e shtetit, ndryshe procesi degjeneron nga të shkojnë sytë. Cdo komisariat ka zonën e vet, mbi këtë bazë të gjithë përgjigjen. Pushteti vendor është një tjetër pjesë e problemit.

Edhe konfliktet mes IKMT, IMT, policia, duhen adresuar me shpejtësi nga ministri i brendshëm mbi bazën e një diskutimi të shpejtë duke marrë sygjerimet tuaja që lidhen me eksperiencën që keni nga kjo fushë e konstatoni në praktikë. Një ndërtim pa leje, ndërhyrje në det në mes të Sarandës, të ndërhyhet në det, të hidhen gurë e të mbushet deti me gurë, kjo të ndodhë pa vajtur këmbë polici… dhe pastaj të vijë puna deri te unë e pasi ndërhyj unë ajo të pastrohet për 24 orë kjo është e papranueshme.

Dmth u bëka, atëherë kush e mban përgjegjësinë që nuk është bërë. Policia duhet të jetë shumë rigoroze me vetveten e mos lejojë që disa individë të njollosin reputacionin e saj e më pas të të gjithë shtetit. Është një vijë e kuqe ndarëse kjo. Kjo nuk është mungesë aftësie, përvecse korrupsion. S’ka asnjë emër tjetër, korrupsion në kurriz të një dynjaje të tërë.”- tha Rama, ndërsa kërkoi sa më parë nisjen e një operacioni në të gjithë vendin.

“Të niset operacion nga Velipoja në Ksamil dhe tani jo në mesin e verës kur të vijnë turistët. Pa asnjë tolerancë, dhe jo duke shkuar te ndërtime që janë bërë para 20 vitesh, sic ndodhi në Zvërnecit, po duke shkuar aty ku është e qartë fare. Jo duke u marrë me njerëzit që janë aty prej 25 vitesh e përsa kohë nuk ka një plan tjetër të vijojnë të bëjnë ato shërbime për turistët. Po duke shkuar e duke vendosur një vijë të kuqe, që nuk duhet shkelur nga askush. Aty ku hidhet beton pa leje, të ketë jo vetëm prishje po ndalime e procese penale në bazë të ndryshimeve të reja ligjore. Tani penalizohet i gjithë zinxhiri, mbikëqyrësi i punimeve, arkitekti,  janë të gjithë pjesë. Kulmi që s’duhet të lejojë policia e shtetit gjallë, prishet nga shteti me shpenzimet e shtetit, e pastrohet nga shteti. Kjo s’duhet të ndodhë më. Nëse nuk i përballojnë ka kosto të tjera që duhet ti kenë në kurriz.

Besoj se shumë shpejt kjo situatë do të kalojë në një fazë të re, sepse është bërë një punë e madhe, por e pamjaftueshme. Kostot janë të tmerrshme për ndërtimet.

Kulmi i kulmit që s’duhet ta lejojë më kurrë Policia e Shtetit, që prishet nga shteti, me shpenzimet e shtetit dhe pastrohet nga shteti. Ligji është i qartë fare, ata që e kanë bërë, duhet të përballojnë edhe të gjitha kostot e tjera. Nëse nuk i përballojnë, atëherë ka pasoja të tjera, që do t’i kenë në kurriz.” përfundoi Rama.

Pas

“Ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm” Çuçi paralajmëron burg për ndërtimet pa leje

Para

Ja cilat janë mënyrat më të mira për të “shpërdoruar” kohën

Para
Ja cilat janë mënyrat më të mira për të “shpërdoruar” kohën

Ja cilat janë mënyrat më të mira për të “shpërdoruar” kohën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar