Mario Draghi nuk do të paguhet përsa kohë do të drejtojë qeverinë italiane. Ky është vendimi personal i tij.
Ndërkohë, vendimin e kryeministrit ish-kreu i Bankës Qendrore Europiane nuk e ka sqaruar ende.
Dragi është në krye të qeverisë italiane që nga muaji shkurt dhe premton se do të nxjerrë vendin nga kriza nëpërmjet një plani gjigand rindërtimi.
Përpara se të zgjidhej Kryeministër, 73-vjeçari la pas një karrierë të sukseshme në sektorin financiar. Ndër të tjera, ai ka punuar për bankën e investimeve Goldman Sachs, ka qenë shefi i Bankës Qendrore Italiane si dhe President i Bankës Qendrore Europiane gjatë viteve të krizës së madhe financiare.
Duke marrë shkas nga detyrat e tij të mëparshme ai përfiton disa pensione. Nga dokumentet e tij tatimore, rezulton se të ardhurat e tij bruto ishin rreth 583.000 euro në vitin 2019. Po ashtu, ai ka dhjetë prona të patundshme, të plota ose pjesërisht, ndër to dhe një shtëpi në Londër.
Kryeministri Draghi nuk përmendi ndonjë arsye për vendimin për të mos u paguar si Kryeministër. Eksperti për komunikim politik në universitetin italian online Unimercatorum Massmiliano Panarari, supozon se bëhet fjalë për një gjest politik.
Sipas tij, Draghi ka dëshirën e madhe të tregojë solidaritet ndaj popullit italian, i cili gjendet në një recesion të rëndë.
Ai u shpreh, se mund të shihej gjithashtu edhe si një gjest populist dhe tha se do të kishte qenë më mirë që Draghi të jepte një shpjegim për vendimin e tij. Të njëjtën gjë kishin bërë më herët disa pjesëtarë të lëvizjes populiste 5 Yje, që të dukeshin më afër me popullin.
Kryeministri italian paguhet afërsisht 80 mijë euro në vit, para përsa kohë të jetë Draghi në krye të Qeverisë do t’u kursehen qytetarëve.