• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“O budallenj, vërtetë menduat se më vratë mo?” Plas brenda PD, kandidati për deputet kapet keq me kolegët

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“O budallenj, vërtetë menduat se më vratë mo?” Plas brenda PD, kandidati për deputet kapet keq me kolegët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 25 prillit, duket se Partia Demokratike nuk po gjen qetësinë e duhur.

Së fundmi dhe në PD e Gjirokastrës ka filluar krisja, nëpërmjet zënkave dhe përçarjeve.

Konkretisht, bëhet fjalë për kandidatin Roland Bejko, i cili u rendit i dyti në listën e PD për këtë qark, është përplasur me Tritan Shehun dhe kryetarin e kësaj partie në Gjirokastër, Dasho Aliko.

Bejko ka bërë një postim në rrjete sociale, ku nuk ka përmendur emra konkretë, por që i referohet Shehut dhe Alikos.

Ai i konsideron si Don Kishoti dhe Sanço Panço, dy personazhe komik të përjetësuar nga Miguel de Servantes, ndërsa Shehun si fundërrin të Ramizë Alisë.

Ai pretendon se i është bërë padrejtësi dhe ështa tradhëtuar nga kolegët e tij, pa përmendur rast konkret.

REAGIMI I PLOTE:

Don Kishoti dhe Sanço Pançua po vërdallisen kot në oborrin e Dulqinjës plakë për pak më shumë legjitimitet moral.

Ismail Kadare ka thënë diku se krimi ka tri kohë:

(i) Pregatitja e krimit, (ii) ekzekutimi i krimit, dhe (iii) fshehja e tij.

Don Kishoti dhe Sanço Panço që njohim, të Servantesit ishin naivë, jo budallenj.

Ndërsa Don Kishoti dhe Sanço Panço të këtij shekullit tonë nanoteknologjik, janë shndëruar në shejtanë- budallenj, por dhe agresivë. Ngaqë nuk kuptojnë seç bëjnë, ata tashmë janë në fazën e tretë të asaj që thotë Kadare.

Por, kthimi në vendin e krimit me dhurata e komplimenta, nuk e fsheh dot atë, kështu që faji maiset edhe më shumë kur përpiqen ta mbulojnë me jorganin e pafajësisë dhe të qetësisë atë, sikur s’ka ndodhur asgjë.

Plagën e hapur nga armiku, me kalimin e kohës e shëron vetë koha, por si t’ia bësh plagës së hapur nga yti, e që e bërë gojë vazhdon të ulërasë se nuk gjen dot paqe?!

Te Hamleti, Shekspiri na ka dëshmuar se shpirti i njeriut të vrarë pabesisht, se gjen dot paqen as në atë botë pa shkuar e drejta në vend…

Por, rini të qetë, pa merak.Së shpejti do ta dëgjoni oshëtimin e ulërimës së shpirtit që s’gjen paqe nga padrejtësia dhe pabesia sa në Malin e Gjerë e në Çajup, sa në Sopot e në Bureto, sa në Nemërçkë e në Kurvelesh.

Do tundet vendi nga oshëtima!

O budallenj, vërtet menduat se më vratë moo? Po unë jam Roland Bejkua mor të mjerë, që si student 21 vjeçar nuk më ra nër mend as Partia e Punës dhe as Sigurimi i Shtetit, por i çova peshë shokët e mi kundër diktaturës në Gjirokastër, jo më të pyes për fundërinat që la pas Ramiz Alia, të ricikluar nga grupet e interesit, dhe oligarkët e ilaçeve si tregëtarë të aspiratave të gjeneratave të reja për 30 vite me rradhë!

Po çfarë besoni mor? Besoni vërtet se paraja dhe dhuratat blejnë gjithçka?! Gaboheni! Postin mund ta bleni me para, por legjitimitetin moral, kurrë!

Kuuurrrrëëë!

Këtë fiksojeni mirë në mendje! Mos e harroni!

Të dashur miq.

E keni vënë re se si këto ditë Don Kishoti (që ka humbur kalin) dhe Sanço Panço (që i ka humbur gomari), po vijnë vërdallë me këmbë sa në një vend të krimit në tjetrin për të fshehur gjurmët e tij, për pak më shumë legjitimitet në oborrin e zbrazur të Dulqinjës plakë, tashmë?

Shikojini pak, shikojini si pozojnë qesharakët!

Janë duke shpërndarë arançata me duart e tyre, pafille me shkëlqim, dhe copa pasqyrash të thyera se kujtojnë se kanë përballë vetëm servila pushteti, injorantë dhe budallenj që t’i gënjejnë me këto çingla- mingla buzëqeshjesh, në shkëmbim të pak më shumë… Çfarë?

-Për pak më shumë LEGJITIMITET MORAL pra, se atë legalin e kanë, ua fali Partia si QOKË!

Po mirë që i shpërndajnë si dhurata këto paqyrat e thyera tek ata që s’kuptojnë çfarë ka ndodhur, po pse nuk marrin guximin e t’u hedhin një sy për të parë pak si duken në to fytyrat e tyre prej tradhëtarësh të pabesë?!

Apo kanë frikë se mbi copat e thyera koka mund t’u duket si e Shrekut, dhe hunda si e Pinokut!

Nuk ka pasur ndonjëherë të gënjyer të përjetshëm në Gjirokastër! As budallenj që të mos ta kuptojnë si ndodhi, pse ndodhi, kush e bëri dhe pse e bëri krimin… Jo, nuk ka më aty as naivë të tillë. Aty të japun ujë me bishtin e lugës dhe se merr vesh fare si të ndodh që thyen hundët…

Pas

Nga Najada Çomo te Vangjel Dule/ Njihuni me deputetët më pak të votuar që do hynë në Kuvend

Para

“Duhet ndërhyrje urgjente” Sociologu del me paralajmërimin shqetësues: Ja çfarë rrezikon Shqipëria

Para
“Duhet ndërhyrje urgjente” Sociologu del me paralajmërimin shqetësues: Ja çfarë rrezikon Shqipëria

“Duhet ndërhyrje urgjente” Sociologu del me paralajmërimin shqetësues: Ja çfarë rrezikon Shqipëria

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar