• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Pritet rritje e madhe ekonomike” Bashkimi Europian jep lajmin e mirë mes krizës së pandemisë: Ja kur do të ndodhë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
“Pritet rritje e madhe ekonomike” Bashkimi Europian jep lajmin e mirë mes krizës së pandemisë: Ja kur do të ndodhë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Suksesi i vaksinimit dhe lehtësimet pas uljes së shifrave të infektimeve krijojnë optimizëm edhe për gjendjen në ekonomi. Ekonomia evropiane do të rritet më shpejtë sivjet dhe vitin e ardhshëm.

Sipas llogaritjeve nga Brukseli, Evropa mund të shpresojë një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike nga kriza e Coronës. “BE parashikon të rikthehet në nivelin e para krizës në tremujorin e katërt të 2021”, tha të mërkurën (12.05) komisioneri i BE për Ekonomi, Paolo Gentiloni. Sipas parashikimeve të bëra në pranverë nga Komisioni i BE, kuota e borxheve në vendet e zonës së euros pritet të arrijë një nivel të ri me mbi 102 përqind të prodhimit bruto.

Komisioni Evropian ka korrigjuar ndërkohë parashikimet dhe tani pohon se rritja ekonomike gjatë vitit 2021 në 27 vendet e BE do të jetë 4,2 përqind. Në shkurt parashikohej një rritje ekonomike prej 3,7%. Ndërsa për vitin 2022  parashikohet një rritje prej 4,4 % ndërkohë që më parë thuhej se rritja do të jetë 3,9 përqind.

Autoritetet e Brukselit tani janë shumë afër me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili parashikon një rritje ekonomike në zonën e euros në nivel prej 4.4 përqind.

Niveli i para krizës më shpejt sesa pritej

Brukseli ishte i mendimit më parë se ekonomia e BE nuk do të arrijë nivelet e zhvillimit ekonomik para pandemisë deri në vitin 2022. Në deklarimet e deritanishme janë marrë parasysh kufizimet e deritanishme për shkak të pandemisë Corona. Por rritja ekonomike nxitet edhe nga konsumi privat, investimet dhe një kërkesë në rritje për eksportin e mallrave nga BE në vende të tjera.

Komisioneri Gentiloni tha se rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë botërore si dhe Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike janë ndër arsyet kryesore për zhvillimet pozitive. Falë Fondit prej 750 miliardë euro, investimet në prodhim mund të arrijnë nivelin më të lartë në dhjetë vitet e fundit.

EU Wirtschaftskommissar Paolo Gentiloni KonjunkturprognoseKomisioneri i BE për Ekonominë, Paolo Gentiloni

Gjendja në Gjermani më e mirë nga sa pritej

Sipas Komisionit të BE, Spanja mund të shpresojë rritjen më të madhe ekonomike gjatë vitit 2021, me rreth gjashtë përqind. Franca gjithashtu mund të ketë një rritje të lartë me rreth 5,7 përqind. Një rritje më të vogël ekonomike mund të kenë Holanda (2,3 përqind) ose Gjermania (3,4%). Por pasojat e pandemisë Corona në këto dy vende kanë qenë më të vogla sesa në vendet e tjera.

Shoqata e Industrisë Gjermane (BDI) pret që ekonomia të rritet ndjeshëm këtë vit. “Ne presim që prodhimi industrial në Gjermani të rritet me tetë përqind në vitin 2021”, deklaroi të mërkurën drejtori i BDI Joachim Lang. Kjo do t’i japë fund recesionit më të gjatë në industrinë gjermane që ka zgjatur për më shumë se dy vjet. Sipas raportit të BDI, prodhimi në Gjermani ka rënë në industri rreth 9,8 përqind vetëm gjatë vitit të kaluar.

Borxhet

Borxhi i vendeve anëtare të BE është në rrugën e një rekordi të ri. Deri në vitin 2020, borxhi i përgjithshëm i vendeve të zonës së euros ka arritur në 100 përqind të prodhimit ekonomik. Komisioni parashikon që sivjet borxhet në zonën e euros do të rriten në 102,4 përqind. Ndërsa në vitin 2022, niveli i borxheve do të bjerë në 100,8 përqind të prodhimit ekonomik. Borxhi i përgjithshëm i pritur i të gjitha vendeve të BE-së është pak më i ulët –  94,4 përqind i prodhimit ekonomik.

Greqia është ende në gjendjen më të keqe, me një pritje borxhi prej rreth 208,8 përqind gjatë vitit 2021. Në vendin e dytë është Italia me pak më pak se 160 përqind, e ndjekur nga Portugalia me 127 përqind. Edhe në Spanjë, Francë, Belgjikë dhe Qipro, borxhi tejkalon prodhimin ekonomik.

Brukseli pret që papunësia të arrijë kulmin e krizës gjatë vitit 2021. Për të gjithë BE-në, Komisioni pret një rritje të papunësisë prej 7,6 përqind. Vitin e kaluar papunësia ishte 7,1 përqind. Sipas parashikimit, situata në tregun e punës do të lehtësohet pak në vitin 2022, por papunësia nuk do të arrijë ende nivelin që ishte para pandemisë.

Sipas Komisionit, rreziqet për ekonominë do të mbeten, përderisa nuk tejkalohet hija e krizës së tanishme për shkak të pandemisë Corona. Niveli i infektimeve, por edhe efektet e vaksinimit mund të jenë ndër faktorët që influencojnë dukshëm edhe gjendjen ekonomike./ DW

Pas

PS do që ta shkarkojë/ “A do paraqiteni në Komisionin Hetimor?” Ja si përgjigjet presidenti Meta

Para

“Unë i shkreti me dy pleq” Artan Lame ankohet për Ramën e Bashën: Kujt t’ia prish dhe kujt t’ia ndreq

Para
“Unë i shkreti me dy pleq” Artan Lame ankohet për Ramën e Bashën: Kujt t’ia prish dhe kujt t’ia ndreq

“Unë i shkreti me dy pleq” Artan Lame ankohet për Ramën e Bashën: Kujt t’ia prish dhe kujt t’ia ndreq

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar