Këngëtarja dhe biznesmenia, Rezarta Shkurta ka përfunduar në spital, ndërsa ndodhet me pushime në Maldive.
Ka qenë vetë ajo që ka publikuar një foto në Instastory, ku shfaqet e shtrirë në krevat në spital ndërkohë që në dorë ka një vigon dhe serumin pranë.
“Pushime në Maldive”, ka shkruar Rezarta me ironi.
Ndërkohë në foto vihet re që pranë saj ndodhet bashkëshorti, Ermali i cili në ato momente ndodhej pranë derës.