Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kishte informator në çdo kryqëzim/ Ekzekutimi 41-vjeçarit në Elbasan, si e mashtruan autorët policinë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Kishte informator në çdo kryqëzim/ Ekzekutimi 41-vjeçarit në Elbasan, si e mashtruan autorët policinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për të zbardhur dinamikën e vrasjes së 41-vjeçarit Everest Çaka u shoqëruan në komisarit 25 persona, të cilët u morën në pyetje përgjatë 21 orëve të fundit dhe mbrëmjen e të mërkurës janë lënë të lirë.

Nga dëshmitë dhe verifikimet e kryera, ka dyshime se autorët mund të jenë vrasës me pagesë dhe hetimet paraprakisht janë përqendruar në disa pista, ku më kryesoret mbeten ajo e vrasjes për shkak të përplasjes së grupeve kriminale për prishjen e pazareve të drogës, ajo e hakmarrjes, por nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt i ashpër që mund të ketë pasur viktima kohët e fundit.

Ndërkaq, një fakt mjaft i rëndësishëm është qarkullimi i një motori mjaft të fuqishëm me katër rrota, prodhim i fundit, mbi të cilin ndodheshin dy të rinj me trup muskuloz që mbanin skafandra. Qarkullimi i këtij motori me shpejtësi të madhe para dhe pas ekzekutimit të 41-vjeçarit ka tërhequr vëmendjen e banorëve të familjeve që jetojnë përgjatë “Rrugës Mbretërore”, ku në orën 20:10 të së martës u krye vrasja e 41-vjeçarit Everest Çaka, si dhe mbeti e plagosur bashkëshortja e tij, Silvana Çaka.

Njëkohësisht, nga dëshmitë e siguruara nga hetuesit e këtij krimi hidhen dyshime se autorët e vrasjes kanë pasur në disa kryqëzime informatorë për sigurimin e informacioneve të sakta të lëvizjeve të objektivit të përcaktuar për t’u ekzekutuar. Ndërkaq, nga dëshmitë e shumta që përputhen janë ngritur dyshime se automjeti i gjendur i djegur në një fshat të Kavajës, pak orë pas vrasjes, nuk është ai në të cilin ndodheshin autorët e krimit.

Ky është rrengu i radhës i përdorur nga vrasësit e përfshirë në ekzekutimin e Everest Çakës, pas provokimit të aksidentit të bërë ndaj automjetit, ku ndodheshin çifti i bashkëshortëve Everest dhe Silvana Çaka. Dëshmitë e siguruara janë vërtetuar edhe me pamjet filmike të siguruara nga prokuroria dhe pritet që të hedhin dritë për identifikimin e autorëve të ekzekutimit të Everest Çakës./gazetashqip

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

“U jepnin informacione nga vendngjarja”/ Gazetari zbulon skemën: Si të rinjtë njoftojnë shefat e tyre, kush u ekzekutua dhe si

Para

Ekzekutimi i Everest Çakës, Avokati Vishaj ‘pa dorashka’: U bë nga Forca Speciale

Para
Ekzekutimi i Everest Çakës, Avokati Vishaj ‘pa dorashka’: U bë nga Forca Speciale

Ekzekutimi i Everest Çakës, Avokati Vishaj 'pa dorashka': U bë nga Forca Speciale

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora