Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha është shumë i apasionuar pas sporteve, kryesisht atyre ekstreme ku dhe kërkohet forcë e madhe.
Ai ka publikuar në rrjete sociale një video ku shihet se si pa asnjë lloj vështirësie ngre në ajër gomat e makinave, të madhësive të ndryshme dhe i hedh përtokë.
Ai shfaqet mjaft në formë, duke treguar dhe një anë tjetër të tijën, pa kostum dhe kollare.