Duke marrë shkas nga ekzekutimet e fundit që tronditën vendin tonë, presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të merren masa të menjëhershme ndaj kësaj situate.
Sipas Kreut të Shtetit, autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet duhen zbardhur menjëherë nga drejtësia dhe të dënohen në mënyrën më të rreptë ligjore.
REAGIMI I PLOTE I PRESIDENTIT ILIR META
Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.
Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor.