• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

AMF raportim në Kuvend: U paguan 90 përqind e dëmeve të tërmetit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
AMF raportim në Kuvend: U paguan 90 përqind e dëmeve të tërmetit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Z. Ervin Mete prezantoi ditën e sotme në mbledhjen online të Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Raportin e veprimtarisë së Autoritetit për vitin 2020.

Në fjalën e tij, ai bëri një pasqyrim të qartë të zhvillimeve kryesore përgjatë vitit 2020, të shënjuar nga efektet e pandemisë si dhe ndikimi vazhdues i dëmeve të tërmeteve të fundvitit 2019.

Ai përmendi disa nga masat e marra nga Autoriteti në funksion të garantimit të stabilitetit financiar.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv u shpreh se megjithëse ndikimet fillestare të pandemisë ishin tepër të ndjeshme, tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit u shfaqën rezistente, ndërsa sipas tij treguesit e 3-mujorit të parë të këtij viti sugjerojnë rikthimin e tyre në normalitet.

“Referuar të dhënave paraprake, tregu i sigurimeve ka njohur rritje të konsiderueshme me 12.5% të të ardhurave për periudhën janar-marsi 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa tregu i fondeve të investimit ka rritje me 2.4% të vlerës së aseteve neto për 3-mujorin e parë të vitit 2021, krahasuar me 3-mujorin e fundit të vitit të kaluar” – bëri të ditur Z. Mete.

Duke vijuar më tej,  Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv njoftoi disa nga masat më kryesore të ndërmarra nga Autoriteti në funksion të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të tregjeve si dhe vijimësisë së veprimtarisë së subjekteve nën mbikëqyrje.

Vendimi për pezullimin e shpërndarjes së dividendit dhe plani i veprimit me sens rimëkëmbjeje për 2 shoqëri sigurimi ndikuan bindshëm në përmirësimin e treguesve financiarë të shoqërive të sigurimit, aq më tepër në një vit mjaft të vështirë  ku u shënua një rënie me 5.73% e të ardhurave nga primet.

Tregu i sigurimeve rriti kapitalet e saj me 1.85 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Treguesi i aftësisë paguese për shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës ka pësuar rritje të konsiderueshme prej 67%, nga 106% në vitin 2019 në 173% në vitin 2020. Po ashtu, tregu i sigurimeve ka shënuar përmirësime edhe në treguesin e aktiveve në mbulim të provigjoneve.

Për momentin, ky tregues për tregun e Jo-Jetës ndodhet në nivelin e 131.6%, ndërsa për Jetën 130.2%.

Sa i përket trajtimit të dëmeve pas dy tërmeteve të fundvitit 2019, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv tha se vitin e kaluar u paguan rreth 3 miliardë lekë dëme, teksa sipas tij janë mbyllur 90% e praktikave përmes pagesave të dëmshpërblimit.

Shoqëritë e sigurimit kanë trajtuar me korrektësi të gjitha dëmet nga tërmeti. Rezulton se deri më tani, në gjykatë janë ankimuar vetëm 6 çështje nga totali prej 6295 kërkesa për dëmshpërblim në lidhje me dy ngjarjet e tërmetit.

 

Pas

Vrasja që tronditi qytetin e Vlorës/ Anila Hoxha zbulon pistat e hetimit: Viktima dyshohet se…

Para

Të shtëna në Durrës, publikohet videoja e momentit të arrestimit të agresorit 

Para
Rrahën keq dhe bënë për spital dy persona/ Arrestohet babai në Krujë, shpallet në kërkim i biri

Të shtëna në Durrës, publikohet videoja e momentit të arrestimit të agresorit 

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar