Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e Yzberishtit ku mësohet se për pasojë ka humbur jetën një person.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se një makinë është përfshirë në aksident së bashku me një motorr.
Nga përplasja e fortë, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë pritet njoftimi zyrtar i policisë.