• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kur do ti vijë fundi pandemisë? Epidemiologu Alimehmeti del me informacionin e rëndësishëm

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Kur do ti vijë fundi pandemisë? Epidemiologu Alimehmeti del me informacionin e rëndësishëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në lidhje me situatën e pandemisë ka folur dhe epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti.

Ky i fundit ka deklaruar se është ende akoma herët për të folur për fundin por për fat të mirë deri më tani të dhënat janë të mira.

Ndër të tjera ai ka theksuar se përdorimi i vaksinës dhe imuniteti natyror duket se deri më tani kanë dhënë dhe rezultatet e tyre në imunitetin e popullatës.

“Është fundi i një volumi të serisë së librave që po bën pandemia, dhe duhet të presim nëse autori (virusi) do të shkruajë libër tjetër. Jemi të shqetësuar për moshën e vjetër por fatmirësisht po mbulohet nga pjesa e vaksinimit dhe deri më tani numri më i madh i shqiptarëve tashmë janë imunizuar në mënyrë natyrale ose me vaksinë.

Vaksinimi në popullsitë e vogla është më i lehtë dhe bën që vala e tretë është më e butë dhe më e lehtshëm për të kaluar. Ne akoma nuk dimë shumë gjëra nga imunologjia, por ka disa lloj indikacionesh se ky imunitet do të zgjasë. Para një muaji OBSH ka thënë se do të zgjasë 6 deri në 9 muaj. Ka shumë studime dhe më i fundi i bërë nga Danimarka thuhet se në në 12 muaj e gjejmë dhe imunitetin.

Merret gjaku dhe vendoset në kontakt me virusin për të parë sesi reagon. Problematika e Sars Cov 1 është më i madh se Sars Cov 2, por është parë lidhja me viruset e tjera. Këto janë thjesht të dhëna vëzhgimore jo eksperimentale janë një seri informacionesh që na mbështesin hipotezën tonë se imuniteti viral zgjat mjaftueshëm dhe nuk është vetëm çështje muajsh por është vitesh”, ka thënë Alimehmeti

Ndërkohë në lidhje me variantet e reja dhe me vaksinat mjeku është shprehur se në të gjithë botën duket se përdorimi i vaksinave ka dhënë efekt në uljen e vigjilencës së virusit në përgjithësi.

Ndërsa në lidhje me situatën e krijuar në Indi dhe variantin e këtij shteti ka theksuar se duhet të dimë se shifrat na duken të larta por nuk duhet që të harrojmë se popullsia në këtë shtet është shumë më e madhe se kudo.

“OBSH sot variantin indian e ka raportuar si një ndër më të rrezikshmit për përhapjen. Mjekët janë shumë të mirë në indi por janë pak për popullatën që kanë, por është vënë re se personat e vaksinuar janë më të mbrojtur dhe ato që e kanë kaluar, zonat ku po përhapet varianti indian janë zonat rurale që nuk janë prekur më parë nga pandemia. Ne nuk duhet që të habitemi nga shifrat e Indisë pasi ka një numër shumë të madh popullsie dhe nëse bëhet llogaritje me një  milion banor kurba e vdekshmërisë në indi është me e ulët se në SHBA.

Rreth 5-6 variante ne tashmë i dimë por akoma nuk ka shumë studime për imunitetin dhe ndikimin që ka vaksinimi. Pfizer në Izrael bëri rënien e kurbës së infeksionit tregon se vaksina Pfizer dhe Moderna kanë ndikim. Jo të gjithë vaksinat janë njëlloj kemi një aspekt individual dhe një komunitar, për të zhdukur një kurbë pandemike duhet të paktën një vaksinë 80% që të sjellë dhe efikasitet te popullata. Dhe për të dhënë efekt pa masa shtesë duhet që minimumi 75% e popullatës të jetë e imunizuar. Çfarëdo vaksine e certifikuar ose jo kanë aprovim për përdorim dhe pse mbase nuk është i plotë”, është shprehur ai.

Pas

Tragjike/ Shembet galeria e minierës në Martanesh, bllokohen brenda 6 minatorë

Para

Çfarë është? Ndodh fenomeni i çuditshëm në Korçë, habiten qytetarët (VIDEO)

Para
Çfarë është? Ndodh fenomeni i çuditshëm në Korçë, habiten qytetarët (VIDEO)

Çfarë është? Ndodh fenomeni i çuditshëm në Korçë, habiten qytetarët (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar