• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Skandali i farmacisë në Rinas, 30 euro për tampon negativ për të udhëtuar jashtë Shqipërisë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Skandali i farmacisë në Rinas, 30 euro për tampon negativ për të udhëtuar jashtë Shqipërisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kufizimet që i janë vënë Shqipërisë nga vendet e BE-së gjatë pandemisë, ishin të shumta.

Në këtë periudhë lulëzuan shumë biznese që “mashtrojnë” apo abuzojnë me nevojën e shqiptarëve për të shkuar në shtetet e BE-se.





Në Rinas, nuk kalon dot pa një dokument që vërteton se je negativ në tampon (tampon i shpejtë apo normal).
Një farmaci që ndodhet jashtë aeroportit të siguron përgjigjen e tamponit të shpejtë dhe ta jep pa e bërë ekzaminimin, kundrejt 30 eurove.Pra pa bërë tampon, merr përgjigjen menjëherë, ku rezulton negativ.

Fiks Fare ishte vënë në dijeni nga dy qytetarë të moshuar të cilët kishin udhëtuar dhe se për të kaluar në Rinas drejt destinacionit të tyre, i kishin adresuar në një farmaci në aeroportin e Rinasit, tek farmaci Arsi, ku mund të siguronin tampon të shpejtë me përgjigje negative dhe të vazhdonin udhëtimin e tyre.

Fiks Fare iu drejtuan kësaj farmacie. Gazetarja i drejtohet farmacistes se është e interesuar për një test covidi me përgjigje negative, pasi do të udhëtonte jashtë shtetit. Njësoj siç kishte berë me çiftin e të moshuarve që kishin udhëtuar disa ditë më parë, që në këtë rast ishin prindërit e gazetares. Farmacistja veproi si në rastin e parë shënoi në një copë letre të dhënat personale të personit që supozohet se kishte kryer testin. Sëbashku me përgjigjen negative e futi në një qese të vogël farmacie të shoqëruar me testin plastik që rezulton negativ. I gjithë procesi zgjati në më pak se 3 minuta dhe gazetarja e Fiksit nuk bëri asnjë test apo tampon vetëm pagoi 30 euro

Fiksi: Si kaluat? Do ma bësh çik atë të testit si ma bëre për mamin dhe babin?
Farmacistja: Po. Do ikësh edhe ti?
Fiksi: Po
Farmacistja: Na tradhtove ëëëë?
Fiksi: Jo mi jo, unë jam kështu vajte-ardhje vetëm ma bëj ashtu siç ma bëre atë.
Farmacistja: Aaa që e bëra kështu…..
Fiksi: E mi që e bëre ashtu. Na e kanë bërë me detyrim na çmëndën.
Farmacistja: Të japin një letër ata për të plotësuar, atë e do që je negative se ato e regjistrojnë në sistem.
Fiksi: Po atë se shyqyr më kaloi mami dhe babi, thjesht ma shkruaj aty negative.
Farmacistja: Emër dhe mbiemër.
Fiksi: Ja ja zemër se e ke aty te pashaporta thjesht ma shkruaj aty.
Farmacistja: F…
Fiksi: Po. Po sa mirë që ju lejnë që t’i bëni kështu shpejt e shpejt. Negativ ëëë?
Farmacistja: Po
Fiksi: Sa bënte kjo?
Farmacistja: 30 euro.Faleminderit dhe udhëtim të mbarë.
Fiksi: Shyqyr që mbarojmë punë shpejt e shpejt. Faleminderit e mirupafshim.
Farmacistja: Kalofsh mirë!

Pas

“Shkon tek çadra, merr çfarë të ka rënë radha”/ Ja si përzgjidhet vaksina që do na injektojnë

Para

Shanset janë zero! Ish-kreu i KQZ shuan shpresat e PD: Pse nuk do ketë rivotim në 9 qarqe

Para
Shanset janë zero! Ish-kreu i KQZ shuan shpresat e PD: Pse nuk do ketë rivotim në 9 qarqe

Shanset janë zero! Ish-kreu i KQZ shuan shpresat e PD: Pse nuk do ketë rivotim në 9 qarqe

Të Gjitha

Hapet sot tuneli Llogarasë, pa pagesë deri më 15 shtator

Hapet sot tuneli Llogarasë, pa pagesë deri më 15 shtator

nga Fast News
12:41 | 24/05/2025
0

Sa i kushtoi shtetit rimbursimi i ilaçeve? Raporti: Më pak se në 2023, shpenzimi për spitalet zë peshën më të madhe

Sa i kushtoi shtetit rimbursimi i ilaçeve? Raporti: Më pak se në 2023, shpenzimi për spitalet zë peshën më të madhe

nga Fast News
12:35 | 24/05/2025
0

Bitcoin arrin nivelin historik mbi 111 mijë dollarë. Koha për të hyrë apo për të dalë?

Bitcoin arrin nivelin historik mbi 111 mijë dollarë. Koha për të hyrë apo për të dalë?

nga Fast News
12:31 | 24/05/2025
0

Shërbimi në krizë, restorantet s’gjejnë dot punëtorë, paga e kamerierëve deri 200 mijë lekë/muaj

Shërbimi në krizë, restorantet s’gjejnë dot punëtorë, paga e kamerierëve deri 200 mijë lekë/muaj

nga Fast News
12:30 | 24/05/2025
0

Recent News

Hapet sot tuneli Llogarasë, pa pagesë deri më 15 shtator

Hapet sot tuneli Llogarasë, pa pagesë deri më 15 shtator

12:41 | 24/05/2025
Sa i kushtoi shtetit rimbursimi i ilaçeve? Raporti: Më pak se në 2023, shpenzimi për spitalet zë peshën më të madhe

Sa i kushtoi shtetit rimbursimi i ilaçeve? Raporti: Më pak se në 2023, shpenzimi për spitalet zë peshën më të madhe

12:35 | 24/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar